LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rryma me çmim të ri, nga 1 dhjetori përsëri tarifë e lirë ditore

Maqedoni, rryma me çmim të ri, nga 1 dhjetori përsëri tarifë e lirë ditore

Shfrytëzuesit e tregut të rregulluar të energjisë elektrike duke filluar prej sot dhe në gjashtë muajt e ardhshëm do ta paguajnë rrymën me çmim të ri të cilën të martën e caktoi Komisioni Regullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE).

Në bazë të vendimit, për 7,04 për qind u ul çmimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në bllokun e parë në energjinë dhe rrjetin e kalkuluar, në bllokun e dytë do të jetë më e lirë për 4,09 për qind, përderisa në bllokun e tretë do të ketë rritje për 2,54 për qind, ndërsa në bllokun e katërt çmimi do të jetë më i lartë për 2,42 për qind.


Siç sqaroi kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski, fatura për rrymën të cilën e paguajnë amvisëritë me konsum mesatar nga 1 korriku do të jetë më e ulët për 4,26 për qind, ndërsa nëse TVSH-ja për energjinë elektrike kthehet në 18 për qind do të jetë më e lartë për 2,5 për qind. Tarifa e lirë ditore për amvisëritë, siç konfimoi, do të fillojë nga 1 dhjetori i këtij viti dhe do të jetë në periudhën prej orës 13 deri në orën 15.

“KRRE-ja sjell vendime për çmimet dhe tarifat për energji elektrike pa TVSH. Nëse nga 1 korriku kthehet TVSH-ja për energjinë elektrike nga 10 në 18 për qind, do të thotë rritje prej 2,5 për qind e faturës finale që paguajnë amvisëritë me konsum mesatar nëse, nga ana tjetër, TVSH-ja mbetet 10 për qind, do të thotë ulje e faturës përfundimtare për 4.26 për qind. Sipas tij, nga 1 dhjetori, me fillimin e tarifës së lirë ditore, do të pasojë një ulje lineare prej 5 për qind e faturave”, precizoi Bislimoski.

Në vlerë absolute, siç tha, TVSH-ja ndikon 7 për qind.

“Për një familje mesatare me konsum mesatar, ulja e çmimit të energjisë elektrike pa TVSH është 4,26 për qind, ndërsa ndikimi i TVSH-së, shpenzimi total me TVSH është 2,5 për qind. U munduam të jemi maksimalisht kreativ dhe ta zbusim rritjen e TVSH-së, të cilën e kemi ulur nga 7,2 për qind në 2,5 për qind si shpenzim total”, tha Bislimoski.

Theksoi se çmimet e energjisë elektrike në tarifën e lirë mbeten pothuajse identike, ndërsa për konsumatorët e vegjël për shkak të rrumbullakimit ka ndryshim, përkatësisht rritje minimale prej 0,38 për qind. Për konsumatorët e vegjël, siç tha ai, çmimi final do të rritet për 0,3 për qind sepse TVSH-ja nuk ka ndikim sepse po bëjnë rimbursim të TVSH-së.

“E llogaritur matematikisht për familjet me rritje të TVSH-së, në bllokun e parë ka ulje çmimi prej 0,28 për qind, në bllokun e dytë ka rritje çmimi 2,88 për qind, në bllokun e tretë me rritje 9,99 për qind dhe në të katërtin rritje nga 9,87 për qind. Për amvisëritë me konsum mesatar ndikimi i rritjes së TVSH-së është 2,5 për qind”, precizon Bislimoski.

Paralajmëroi se nga 1 dhjetori kthehet tarifa e lirë ditore për energjinë elektrike në periudhën prej orës 13 deri në orën 15. Kjo, siç tha Bislimovski, është maksimumi që mund ta bëjmë dhe presim që në periudhën e ardhshme të fillojë ndryshimi i njehsorëve.

“Tarifën e lirë nuk e sjellim për arsye politike, por për shkak të sinjalit të çmimit të energjisë elektrike në të gjitha bursat në Evropë, duke përfshirë edhe bursën tonë. Çmimi i energjisë elektrike tetë muajt e fundit është më i ulët edhe se çmimi pas orës 24”, tha Bislimovski.

Kryetari i KRRE-së pret që deri në dhjetor Elektrodistribucioni t’i përfundojë të gjitha procedurat për vendosjen e tarifës së lirë ditore dhe se shumica e qytetarëve do të mund ta shfrytëzojnë shërbimin më 1 dhjetor.

Njoftoi se do të insistojnë në një ose dy vitet e ardhshme që Elektrodistribucioni t’i ndërrojë të gjithë njehsorët e vjetër dhe të vendosë njehsorët me lexim në distancë me shpenzimet e tyre, të cilat më pas do të përfshihen në shpenzimet e njohura nga KRRE-ja. Me këtë, të gjitha ndryshimet mund të zbatohen menjëherë dhe nuk do të ketë nevojë për rregullim manual dhe lexim të njehsorit.

Sipas të dhënave të fundit, 170 mijë njehsorë janë kontrolluar nga komunikimi i largët, ndërsa ekipet e Elektrodistribucionit do të duhet të vendosin rreth 650 mijë njehsorë.

Duke iu referuar përfundimit të masës për aplikimin e tarifave preferenciale të TVSH-së për energjinë elektrike për amvisëri, ministri i Financave Fatmir Besimi dje vlerësoi se masat vazhdimisht po përshtaten me nivelin e krizës dhe formën e krizës në të cilën ndodhemi dhe çmimet që duam të arrijmë. Me metodologjinë e re, është e mundur të krijohet një strukturë e tillë konsumi për të motivuar kursimin. Jo vetëm çmimi, por edhe konsumi është pjesë e tij.

Besimi theksoi se Qeveria i ka dhënë rekomandim SHA EMV që të shkojë me çmim më të ulët se çmimi i kostos dhe se kjo de facto nënkupton subvencionimin e çmimit të energjisë elektrike në këtë fazë. Gjithashtu, vendosja e katër bllok tarifave, sipas Besimit, nënkupton që ata që kanë nivel më të ulët të konsumit kanë çmim më të ulët, kështu që efekti i përfundimit të vlefshmërisë së tarifave preferenciale në disa grupe do të nënkuptojë edhe ulje, pra ne disa grupe nuk do te kete rritje çmimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Nuk dihet gjendja shëndetësore e katër të plagosurve në Lupç, shumë policë te hyrja në Emergjencë

Lajme
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Kalo në kategori