LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, rritje e kreditimit në muajin shkurt, më shumë tek sektori i korporatave

Maqedoni, rritje e kreditimit në muajin shkurt, më shumë tek sektori i korporatave

Depozitat totale në shkurt realizuan rritje mujore dhe vjetore prej 1,1 për qind, gjegjësisht 10,3 për qind, gjatë rritjes së depozitave te të dy sektorët, më i theksuar te sektori i amvisërive, bëri të ditur Banka Popullore.

Depozitat totale te sektori i korporatave, në shkurt të vitit 2019, kanë rritje prej 0,8 për qind në bazë mujore, kryesisht nën ndikimin e parave dopozituese dhe të depozitave në valutë të huaj dhe depozitat afatgjate në denarë, në kushte të rënies së depozitave te depozitat afatshkurtra në denarë.


Shkalla e rritjes vjetore e depozitave të sektorit të korporatave është 9,5 për qind dhe në pjesën më të madhe, siç theksohet, sqarohet se me rritjen e parave depozituese dhe të depozitave afatshkurtra në valutë të huaj dhe në denarë.

Në shkurt, depozitat totale të amvisërive u rritën për 0,8 për qind në nivel mujor, në pjesën më të madhe nën ndikimin e rritjes së parave depozituese (79,9 për qind). Rritja vjetore është 8,8 për qind dhe në pjesën më të madhe del nga rritja e parave depozituese dhe depozitat afatshkurtra në valutë të huaj, në kushte të rritjes, por më i matur dhe të depozitave afatgjate në denarë dhe në valutë të huaj.

Pas uljes së zakonshme në janar, kreditë totale shënojnë rritje, që kryesisht del nga kreditimi i rritur i sektorit të korporatave.

Në shkurt, sipas qëllimit të kredive të miratuara të personave fizikë, te kategoria më e përfaqësuar – kreditë konsumatore, shkalla mujore e rritjes është 1,0 për qind, ndërsa në bazë vjetore kjo kategori shënon rritje prej 11 për qind.

Rritje e ngadalësuar është shënuar te kreditë banesore me shkallë të realizuar mujore dhe vjetore të rritjes prej 0,3 për qind, gjegjësisht 13,6 për qind, përderisa te kreditë automobilistike është evidentuar ndryshim i ulur mujor dhe vjetor prej 0,9 për qind dhe 1,1 për qind./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori