LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Reformat në administratë, premtim i ri për riorganizimin e institucioneve

Maqedoni: Reformat në administratë, premtim i ri për riorganizimin e institucioneve

Edhe një premtim i ri për riorganizim të institucioneve shtetërore, teksa kjo reformë e administratës publike është pjesë e Agjendës “Evropa në shtëpi”. Këtë herë ekzekutivi parashikon që deri në fund të vitit, ta finalizojë ligjin e ri për organizim të administratës publike, i cili do të duhet të kalojë fazën e debatit publik, miratimit në Kuvend dhe harmonizimin e ligjeve të tjera që kryqëzohen me të. I pari i Ministrisë së ngarkuar me këtë detyrë, Jeton Shaqiri thotë se reforma do të jetësohet deri në 2024-tën.

“Me dorëzimin e raporteve, që nuk besoj të kemi vonesë, deri në fund të muajit mars. Kur të dorëzohet raporti integral na pret muaji prill dhe fazat tjera, kur do të fillojmë me krijimin e Ligjit për organizimin e organeve të administratës shtetërore. Ky ligj është i rëndësishëm dhe nuk mund ta parashikoj debatin i cili mund të ndodhë mes subjekteve të pozitës dhe opozitës. Unë shpresoj, e kemi brenda mandatit për vitin 2020-2024”, tha Jeton Shaqiri, Ministri i Shoqërisë Informatike.


Sipas ministrit, bashkimi apo shfuqizimi i institucioneve nuk do ta zvogëlojë menjëherë numrin e administratorëve. Tha se fatin e tyre do ta vulosë një analizë tjetër, por pas riorganizimit.

“Kur të vijë koha do të analizohen këto programe për të parë mundësinë atje ku do të kemi një tepricë më shumë do të shihet mundësia për një bashkim tjetër i cili përsëri është deficitar”, u shpreh Jeton Shaqiri, Ministri i Shoqërisë Informatike.

Edhe ish Ministri, Damjan Mançevski kishte premtuar se për 1 vit do ta riorganizonte tërësisht administratën, por kjo nuk ndodhi. Por shkaku i shumicës së brishtë parlamentare dhe pandemisë, profesori, Gocevski është skeptik se reforma do të ketë sukses edhe këtë herë.

“Nëse numri i të punësuarve është më i madh sesa puna, kjo është tregues se në mënyrë iracionale është udhëhequr politika kadrovike. Sektori publik në Maqedoninë e Veriut është viktimë e negociatave të koalicioneve dhe udhëheqjes klienteliste me sektorin publik. Që të qëndrohet në pushtet patjetër të sigurohet mbështetje dhe simpatizantë, si ta arrijmë këtë kur kemi treg jofleksibil të punës në sektorin privat?! Do t’i ofrojmë punësim në administratë shtetërore!”, deklaroi Dragan Gocevski, Profesor.

Në raportin e fundit të Komisionit Evropian, vlerësohet se vendi është mesatarisht i përgatitur në reformën e administratës publike dhe rekomandon të vendoset kornizë ligjore që siguron punësim bazuar në meritë, finalizimin e shqyrtimit horizontal dhe fillimin e zbatimit të garancive të qarta të përgjegjësisë mes institucioneve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori