LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, prerja ilegale e drurit ka shkaktuar dëme të mëdha në pyje

Maqedoni, prerja ilegale e drurit ka shkaktuar dëme të mëdha në pyje

Maqedonia e Veriut bën pjesë në vendet mesatare të pyllëzuara, ku të dhënat zyrtare flasin se gati gjysma apo 47 përqind e shtetit gjendet në pyje dhe tokë me pyje. Gjithashtu në Maqedoninë e Veriut kërkesat për dru janë të mëdha, sepse aktualisht resursi kryesor për shumicën e popullatës për ngrohje është druri.

Pyjet e Maqedonisë së Veriut janë ndër pasuritë natyrore që janë vënë nën shënjestër të shkatërrimit me qëllim të përftimit. Dëmtimi i tyre bëhet në mënyrë të vazhdueshme. Pyjet duke qenë objekt i krimit ekonomik e që manifestohet kryesisht me prerjen ilegale dhe zjarre, shpeshherë të qëllimshme, po shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme si resurs për periudha të gjata. Shumë familje të shtyra nga gjendja e rëndë sociale, prerjen ilegale të pyjeve dhe shitjen e tyre e kanë si të vetmin burim të mbijetesës. Njëherësh kjo pasuri natyrore gjendet nën goditjen e prerjes pa leje, por edhe fatkeqësive natyrore si zjarreve që në vitet e kaluara kanë shkaktuar dëme të mëdha. Nga Pyjet e Maqedonisë vlerësojnë se vetëm në vitin 2020, janë shkaktuar dëme prej afër 1.3 milion euro nga më shumë se 100 zjarre, ndërsa dëme më të mëdha janë shënuar para katër vitesh nga mbi 300 zjarre që kanë shkaktuar dëme prej më shumë se 30 milionë euro. Gjithashtu me miliona dëme janë shkaktuar edhe me djegien e mijëra hektarë pyje në vitin e kaluar. Nga ana tjetër edhe prerja ilegale e pyjeve shkakton dëm të madh ndaj Fondit të Pyjeve .


Nga Nisma О2 thonë se sipas raportit të Global forest uoç, prej vitit 2001 deri në vitin 2019, apo për 18 vite, vendi ka humbur mbi 38 mijë hektarë pyje, si rrjedhojë e prerjes pa leje dhe të tepërt me plan. Vlerësohet së prerja ilegale përfshin së paku 25 përqind të totalit të drunjve që priten, ndërsa përfitimet ilegale arrijnë në dhjetëra miliona euro në vit nga prerjet ilegale të drunjve. Vetëm në katër komuna si Strumica, Gjevgjelia, Prilepi dhe Velesi në gjashtë vitet e kaluara është shkaktuar dëm prej mbi një milion euro nga prerja ilegale e drunjve. Këtë e tregon hulumtimi i Qendrës për strategji evropiane-Evrotink. Vlerësohet se motivet për shkatërrimin e pasurisë së pyjeve janë profiti dhe gjendja e rëndë sociale e kryerësve të këtyre veprave. Analiza e EvroTink më tej tregon se janë parashtruar me mijëra kallëzime penale dhe paraqitje kundërvajtëse për vjedhësit e drunjve, mirëpo prokuroritë publike dhe gjyqet kanë arritur të përfundojë vetëm 50.

Në periudhën 2010-2021, sektorit I Policisë së Pyjeve deri tek gjykatat themelore ka parashtruar 18.750 kërkesa për ngritjen e procedurave kundërvajtëse , dhe 2380 kallëzime penale në prokuroritë themelore.

Në ndërkohë, të dhënat e Entit të Statistikës tregojnë se me vite po shënohet rënie e mbjelljes së drunjve të rinj, apo po shënohet një trend në rënie i pyllëzimit në Maqedoninë e Veriut. Gjithnjë sipas statistikës, në vitin 2020 në vend janë mbjellë fidane të reja në një hapësirë prej 569 hektarë, me luhatje në vitet e ndryshme ku edhe periudhat e mëparshme nuk janë për tu lëvduar shifrat e pyllëzimit. Ky proces shënon luhatje të mëdha në periudhën e kaluar, prej 2969 hektarë pyje të pyllëzuara në vitin 2010 deri 1044 hektarë në vitin 2016.

Sa për krahasim për nivelin e ulët të pyllëzimit në vend, vetëm në vitin 1983 janë pyllëzuar afër 10 mijë hektarë pyje. Që prej atëherë po zvogëlohen hapësirat e pyjeve ku po mbillen fidane. Në vitin 2010 janë pyllëzuar 2969 hektarë, në vitin 2011 – 2081 hektarë, në vitin 2012- 1378 hektarë, në vitin 2013- 1501 hektarë dhe në vitin 2014 janë pyllëzuar 1064 hektarë. Prej vitit 2014 e këndej shënohet sërish ulje e pyllëzimit me 1064 hektarë në po këtë vit, 1211 hektarë në vitin 2015, 1064 hektarë në vitin 2016, vetëm 553 hektarë në vitin 2017, dhe as 1000 hektarë apo 959 hektarë në vitin 2018.

Nga ana tjetër, ekspertët e pylltarisë thonë se malet e zhveshura si nga prerja e pakontrolluara apo nga zjarret, sjellin dëme në më shumë fusha, dhe janë një nga faktorët që kontribuojnë për dëmet e madhe gjatë vërshimeve siç ishte rasti me vërshimet në Hasanbeg të Shkupi, apo në rrethinën e Tetovës para 5-6 vitesh, por edhe më parë. Ekspertët thonë se pyjet janë një faktor kryesor për balancimin e regjimit të ujit, mbrojtjen nga erozioni dhe vërshimet e ndryshme. “Në rajonet kritike përskaj pyllëzimit duhet të mendohet më seriozisht edhe për ndërtimin si duhet edhe të kanaleve që do mbajnë ujin e vërshuar dhe mirëmbajtjen e tyre. Pra nuk mjafton vetëm ndërtimi i këtyre kanaleve nëpër vendbanime, por duhet menduar edhe për lartësinë nga vjen uji që nesër do të kalojë nëpër ato kanale, apo duhet të mendohet për një zgjidhje të kompletuar që nga fillimi deri në fund për problemin e vërshimeve”, thonë ekspertët.

Në ndërkohë vlerësohet se shkatërrimi i pyjeve nga shkaqet e ndryshme njerëzore dhe jo njerëzore, sjell edhe dëme të mëdha nga vërshimet e hapësirave bujqësore dhe të tjera. Sugjerohet që të ndërmerren më shumë masa parandaluese ndaj vërshimeve siç janë rregullimi i shtretërve të lumenjve, pyllëzimi më i madh e kështu me radhë, me qëllim që parandalimi të kushtojë më pak se pasojat negative.

Ndryshe, ekspertët thonë se, çdo prerje e mijëra hektarëve të druve që ndodh, e zvogëlon masën e gjelbërimit e cila e thithë dyoksidin e karbonit, si gazi kryesor që e shkakton efektin serrë. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Ndërtimi i tunelit në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, në fazën e prokurimit - Rama publikon pamjet

Komunat
Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Anulohet orari i barnatoreve në Prishtinë - nuk do të ketë kufizime

Komunat
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Lajme
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori