LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, po përgatitet grupi i katërt i masave qeveritare për pensionistët, të papunët, prindërit kryefamiljarë

Maqedoni, po përgatitet grupi i katërt i masave qeveritare për pensionistët, të papunët, prindërit kryefamiljarë

Grupi i katërt i masave, i cili do të miratohet menjëherë pas formimit të qeverisë së re, do të jetë për pensionistët me
pensione deri në 15 mijë denarë, për të papunët ose kërkuesit joaktivë të punës dhe për prindërit kryefamiljarë të marrin kartela pagesore vendore, tha kryeministri teknik në largim Oliver Spasovski.

Spasovski, shprehi bindjen se kjo qeveri, do të mbahet mend për atë se në kushte krize, ka vendosur paratë t’i orientojë drejtë qytetarëve.


“Përmes tre grupeve të masave ekonomike për grupet e rrezikuara të qytetarëve dhe sektorët e prekur, turizmi dhe hotileria janë ndarë kartela pagesore vendore për blerjen e prodhimeve të Maqedonisë dhe vauçer për turizëm vendor. Për bizneset janë mundësuar linja kreditore pa interes. Po përgatitet grupi i katërt i masave me të cilat do të zgjerohet përfshirja e qytetarëve dhe bizneseve të cilët do të fitojnë mbështetje financiare nga vendi”, paralajmëroi Spasovski.

I pyetur nëse me grupin e katërt të masave janë përfshirë edhe disa degë të caktuara biznesi, Spasovski, tha se mendohen dhe shqyrtohen edhe këto opsione dhe kur do të jetë e nevojshme shteti do të ndihmojë.

“Këto masa për pensionistë, për të papunët kërkuesit pasiv të punës, për prindër kryefamiljarë dhe për punëtorët e falimentuar. Këto janë katër kategoritë për të cilët kemi biseduar deri më tani dhe se këto vendime do të implementohen menjëherë pas formimit të qeverisë”, deklaroi Spasovski. I pyetur për atë pse qeveria tre javë nuk sjell vendim për bankën e re që do të punojë me postat, Spasovski tha se, Postat e Maqedonisë është shoqëri
aksionare dhe se vendimet i sjelli në nivel të këshillave drejtues dhe mbikëqyrës të kompanisë.

“Bazuar në vendimet që do të merren, disa kërkojnë pëlqimin e qeverisë. Deri më tani nuk kemi pasur kërkesë për pëlqim, kur të kemi kërkesë për pëlqim për ndonjë vendim, ne qëndrojmë në dispozicion dhe besoj se qeveria e ardhshme do ta bëjë këtë”, deklaroi Spasovski.

I pyetur për atë nëse qeveria mendon të kërkojë kredi të re nga bankat dhe përmbaruesit, Spasovski, shkurt, tha se të formohet qeveria e re, dhe të shohim çfarë mendojnë.

Në trend Lajme

Më shumë
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Fajde nga zyrtari policor - rrëfimi i viktimës se si e humbi pronën

Drejtësi
As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

As të dielën nuk gjendet Enver Sekiraqa, pse u la ai në arrest shtëpiak?

Drejtësi
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje

Lajme
Kalo në kategori