LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, përmbaruesit sot protestojnë kundër Qeverisë

Maqedoni, përmbaruesit sot protestojnë kundër Qeverisë

Përmbaruesit sot do të dalin në protestë kundër Qeverisë e cila para zgjedhjeve po përgatit t’u heq shpërblimet dhe interesat.

Protesta edhe zyrtarisht është lajmëruar dhe përmes të njëjtës protestë duan ta shprehin pakënaqësinë nga çmimorja e re që e përgatit Ministria e Drejtësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kundërshtojnë uljen e tarifave për kompensime
Lexo po ashtu Përmbaruesit në Maqedoninë e Veriut kundërshtojnë uljen e tarifave për kompensime

Gjatë periudhës së kaluar ka pasur disa protesta kundër përmbaruesve të Maqedonisë për shkak se kanë çmimore dhe interes të shtrenjë ndërsa Ministria e Drejtësisë, sipas ligjit të propozuar, dëshiron t’ua ulë çmimin nga 1.000 në 300 euro./Telegrafi/