LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Përdorimi i paisjeve teknologjike, rrit numrin e fëmijëve me probleme në të folur dhe belbëzim

Maqedoni: Përdorimi i paisjeve teknologjike, rrit numrin e fëmijëve me probleme në të folur dhe belbëzim

“Gjithnjë e më shumë fëmijët e moshës parashkollore në ditët e sotme kanë probleme artikuluese, gjegjësisht shqiptim jo korrekt të zërave, lexim jo korrekt, probleme në përvetësimin e veprimeve matematikore, probleme me shkrimin e të ngjashme. Kjo për shkak të përdorimit të tepruar të pajisjeve teknologjike dhe komunikimit të pamjaftueshëm me fëmijët”, thotë logopedja Elena Tashkova.

Sipas saj, nga 70 fëmijë të një gjenerate, shembull, 30% kanë probleme artikuluese.


“Fillimisht dua të theksoj se ka fëmijë që kanë zhvillim të ngadaltë të të folurit dhe fatkeqësisht mund të konstatojmë se sot po rritet numri i fëmijëve që kanë zhvillim të ngadaltë të të folurit. Si logopede, unë jam ithtare e përmbajtjes dixhitale, aplikacioneve softuerike që përmirësojnë të folurin. Një nga arsyet kryesore në këtë kohë moderne janë pikërisht prindërit e rinj dhe ofrimi i teknologjisë moderne informative që në moshë shumë të hershme tek fëmijët”, tha Tashkova.

Fëmijët mund të krijonë një lidhje ndihmese me logopedin që në moshë të vogël, konkretisht, që nga mosha tre vjeçare.

“Periudha dyvjeçare me Covid rriti edhe përqindjen e fëmijëve me belbëzimin. Shumë prindër kërkojnë konsulta, sepse stresi thjesht bën të vetën”, shton Tashkova.

Sipas saj, përdorimi më i vogël i celularëve dhe më shumë vëmendja e prindërve do të ishte një mënyrë reale për të parandaluar dhe ndërhyrë në kohë tek fëmijët që kanë probleme me të folurin.

Në trend Lajme

Më shumë
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Plagosen dy persona në Ferizaj

Plagosen dy persona në Ferizaj

Kronika e Zezë
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori