Pas një ndërprerje dyvjeçare, pensionistët u janë kthyer sërish manifestimeve dhe aktiviteteve të tyre të zakonshme. Kësisoj, edhe ata mbajtën takimin e fundvitit duke përmbyllur një vit përplot me sfida. Gjatë tërë vitit 2022 janë mbajtur 7 aktivitete dhe po aq planifikohen edhe në vitin e ardhshëm. Në ndërkohë, sfidë mbetet që të shtohen barnat në listën pozitive.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve Selver Memeti, thotë se zgjerimi i listës pozitive me barna tjerë do të thotë shumë lehtësime për vet pensionistët. “Kërkojmë që sa më shumë barna të ketë në listën pozitive, kërkojmë që të respektohet Termini Im, që pensionistët të kenë më shumë përparësi sepse janë të moshuar dhe çdo pritje e tyre mund të jetë fatale. Kërkojmë kushte më të mira, kërkojmë drejtësi që të jenë të barabartë me të gjithë qytetarët tjerë”, tha Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.
Poashtu një problem në vete edhe pensioni i vogël që marrin pensionistët. Sipas shoqatës së pensionistëve pensioni më i vogël është 12 mijë denarë, ndërsa shporta konsumatore për 4 persona është 52 mijë denarë. Prandaj kërkojnë rritjen e pensionit. Me këtë rast pensionistët kërkojnë rritjen e pensioneve. “Kërkojmë të barazohen pensionet me pagën minimale sepse pensioni më i vogël është 12 mijë denarë, ndërsa paga minimale 18 mijë denarë, nga ana tjetër shporta harxhuese mujore për katër anëtarë është 52 mijë denarë. Pra duhen pesë pensione që të arrihet standard më i mirë për pensionistët”, deklaroi Selver Memeti, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve të Tetovës.
Ndryshe, shoqata e pensionistëve numëron 13 mijë e 500 anëtarë në pesë komunat e Pollogut. Ndonëse në moshë, edhe kjo kategori e rëndësishme e shoqërisë sonë, shpresojnë se kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski të mbajë premtimin për rritjen e pensioneve. Në paraqitjen e tij të fundit, Kovaçevski, tha se she në vitin 2023, pensionet do të rriten në mars të vitit 2023. “Me metodologjinë e re që miratuam, pensionet harmonizohen dy herë në vit, shtator dhe mars, dhe atë 50% me shpenzimet për jetesë dhe 50% me pagën mesatare. Pensionet gjithsej do të rriten për 16% gjatë një viti kalendarik për të gjithë 330,000 pensionistë”, tha Kovaçevski, në paraqitjen e tij të fundit gjatë prezantimit të buxhetit për ministrinë e punës dhe politikës sociale. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike
Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit