Maqedoni, pagat e ministrave dhe deputetëve s’janë asgjë krahasuar me pagat e disa drejtorëve

Rritja e pagave të funksionarëve u erdhi peshqesh nga Gjykata Kushtetuese, të cilat për 78% më të larta do ti marrin deri në miratimin e ri të Ligjit të Pagave. Derisa kategori të shumta të të punësuarave me pagë minimale patën një rritje prej 2 mijë denarëve në muaj, kjo rritje për ironi të fatit koincidon me rritjen ditore të pagës së funksionarëve, që i bie se çdo ditë e marrin rritjen që punëtorët me pagë minimale e marrin një herë në muaj. Nga LSM thonë se ky hendek ka irrituar çdo familje në vend.
“Një familje prej katër anëtarësh me dy paga minimale nuk mund të mbulojë kostot bazë të jetesës në një muaj, përveç asaj që tashmë pagën minimale është rritur 2 mijë denarë. Derisa pagat e funksionarëve janë rritur gati 80%, e përkthyer në para do të thotë sa ata përfitojnë më shumë se tri paga minimale”, thonë nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.
Kryeministri Kovaçevski pranoi se ekziston një jo konsistencë kundrejt pagave publike krahas funksioneve dhe pozitave në institucionet shtetërore. Ai thekson se gjitha këto çështje duhet të harmonizohen në Kuvend me miratimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për paga, i cili do të rregullonte të gjitha çështjet e pagesave të niveluara. Por, mbi 1 mijë funksionarë vazhdojnë të marrin paga me rritje prej 78%, ose nga krerët e shteti 70 mijë denarë, ministrat nga 60 mijë më shumë dhe të tjerët mbi 40 mijë.
“Ju pyesni për pagat se sa do të marrin deputetët dhe ministrat, por nuk pyesni çfarë paga marrin në disa organe rregullatorë, të cilët emërohen nga Kuvendi, ku drejtorët marrin paga tre fish më të lartë se sa vet presidenti i shtetit apo të deputetëve. Prandaj Ligji i Pagave duhet të bëjë harmonizim, siç është bërë në shtetet e tjera si për shembull në Belgjikë ku ekziston një ligj i tillë por edhe në disa vende fqinje ku dihet cila është paga më e larta në bazë të cilëve kritere dhe një kornizë e tillë ligjore tani më po përgatitet”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.
Sipas Ligjit, paria e shtetit duke filluar nga Presidenti Pendarovski, Kreu Kuvendit Xhaferi dhe Kryeministri Kovaçevski tani marrin ndërmjet 165 mijë dhe 156 mijë denarë. Pas pagave të zyrtarëve më të lartë, sipas ligjit, me paga pasojnë kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe nënkryetarët e Kuvendit, të cilët kanë koeficientin 4 dhe tani do të marrin pagë rreth 140 mijë denarë nga 80 mijë të marra të mëparshmet. /Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë