Maqedoni, OEMVP do t’i përkrahë 15 kompani në kuadër të programit për transformim post COVID-19
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore do të përkrahë 15 kompani mikro dhe të vogla në kornizë të programit për transformim post-KOVID-19, i përkrahur financiarisht nga Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist.
Kompanitë, siç njoftojnë nga zyra për informim e OEMVP-së, do të fitojnë përkrahje direkte për të siguruar likuiditet, për të ruajtur vendet e punës si dhe për tu kyçur në zinxhirin e furnizimit të Odës, që do të thotë zgjerim të tregut vendas përmes strategjisë për shitje, negocimeve, aktiviteteve të marketingut dhe menaxhim me kriza.
“Përmes programit, ne do të mbështesim 15 kompani mikro dhe të vogla lokale, të cilat do të bëhen anëtare të Odës në dy vitet e ardhshme dhe do të fitojnë anëtarësim falas në vitin e parë. Ato do të marrin informacione mbi pajtueshmërinë me ligjet, mundësitë për biznes dhe qasje në financa. Ne ofrojmë trajnime për punë në distancë dhe punë digjitale, si dhe tregti elektronike, të ofruara nga Qendra për trajnime në Odë, e cila do të rezultojë në afrimin e tregjeve të reja përmes digjitalizimit. Oda do të sigurojë një sërë mjetesh promovuese për secilën kompani dhe do të krijojë përmbajtje marketingu për rrjetet sociale, video promovim dhe organizim të takimeve me bizneset tjera,” shprehet Drilon Iseni, Drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Oda beson dhe pret që kjo përkrahje t’ju ndihmojë kompanive në përshtatjen dhe transformimin e aktiviteteve të veta në përputhje me rrethanat nga pandemia e virusit KOVID-19.
Projekti i USAID-it për zhvillim të ekosistemit afarist çdo herë është pozicionuar si partner kah grantistët e vet, duke këmbëngulur të jetë sa më fleksibil duke u adaptuar në kushtet momentale të punës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushtet momentale të pandemisë ku situata ndryshon shpejtë dhe është e paparashikueshme. Kjo qasje motivon dhe kontribuon kah gjetja e zgjidhjeve inovative për të përshtatur programet e organizatave të cilat i përkrahim, siç është Oda, duke krijuar kushte më të përshtatshme për arritjen e rezultateve maksimale dhe kënaqjen e nevojave të përdoruesve të fundit të shërbimit, ndërsa ato janë bizneset tha, Dejan Janevski, drejtor i projektit.
Kompanitë do të zgjidhen përmes një thirrje të hapur dhe bazuar në parimin “ai që vjen i pari, shërbehet i pari”. Secila kompani do të marrë programin e vet transformues post Kovid-19, d.m.th. do të fitojë biznes plan, trajnim për shitje, online marketing, negocime, pastaj mentorim dhe video promovuese.
Me këtë, thotë Iseni, kompanitë do të marrin anëtarësim falas, do të ruajnë tregjet ekzistuese, do të zgjerojnë biznesin e tyre, do të hapin tregje të reja dhe do të rrisin kapacitetet e veta të shitjes, për promovim dhe prodhimtari, do të krijojnë vende të reja të punës dhe do të rrisin të ardhurat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Rezoluta për Srebrenicën, Kamberi: Grusht i fortë për politikën e Vuçiqit
Krasniqi i përgjigjet Haradinajt: Nuk jemi fëmijë me na mashtru Albini
Dezinformimi dhe propaganda, SHBA-ja dhe BE-ja në koordinim për Integritetin e Informacionit në Ballkanin Perëndimor
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona