LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nxënësit vijojnë të mësojnë në librat plot me gabime

Maqedoni, nxënësit vijojnë të mësojnë në librat plot me gabime
Foto: Ilustrim

Edhe gati dy muaj nga fillimi i vitit shkollor, një numër i madh i filloristëve por edhe i atyre të shkollave të mesme vazhdojnë të përballem me mungesën e librave.

Shumica e prindërve, në mungesë të teksteve shkollore, kanë vendosur që të bëjnë fotokopje duke shpenzuar shuma të majme parash. Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi thotë se po presin dritën jeshile nga Byroja për Furnizime Publike që më pas të distribuohen tekstet shkollore.


“Ende jemi në proces për finalizimin e procesit për tekstet shkollore për të cilat e ka eksluzivitetin Ministra e Arsimit dhe Shkencës dhe për të cilën byroja për furnizime publike do të duhet ta përfundojë atë procedurën ligjore të kontrollit që ndodhë, e kanë për obligim që të bëjnë një procedurë të tillë të kontrollit kur kemi furnizime publike me një vlerë më të lartë- deklaroi Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Veç mungesës së librave, nxënësit po përballen edhe me gabimet gjuhësore dhe përmbajtjesore në librat shkollor, të pranishme me vite të tëra. Sikur vitet e kaluara, edhe këtë vit nga ministria premtojnë përmirësimin e gabimeve, përfshirë edhe ato që dalin nga marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë.

” Mirë po ju e dini se ne jemi në një proces të finalizimit nga asaj që rrjedh edhe nga Marrëveshja e Prespës por edhe nga Marrëveshja me Bullgarinë, dhe kur të kemi një produkt final në Komisionin ndërshtetërorë, atëherë edhe në aspektin internacional brenda për brenda vendit tekstet shkollore do të rishikohen së bashku me programet dhe atëherë me kohë do të ju njoftojmë se kur dhe me cilën lëndë mësimore do të ketë ndonjë korrigjim eventual- shtoi Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Tekstet shkollore me gabime të shumta drejtshkrimore dhe përmbajtjesore janë ato të historisë, gjeografisë, shoqërisë, por edhe disa prej lëndëve të shkencave natyrore. Në librin e shoqërisë të klasës së pestë ende poshtë flamurit të Kosovës qëndron emri i Greqisë./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori