Vlerësimi edhe me prani fizike në shkollë nuk është mirëpritur nga shumë nxënës të shkollave të mesme. Në një anketë për Alsat, nxënësit thanë se nuk do të pranojnë të shkojnë në shkollë për t’u notuar mbase nuk e lejuan që mësimin ta ndjekin në shkollë.
“Meqenëse kërkesa jonë për mësim me prezencë fizike nuk u pranua nga ministria atëherë edhe ne si nxënës pse ta pranojmë notimin me prezencë fizike. Nëse nuk mbajmë mësim me prezencë fizike, unë nuk do të shkoj”.
“Pasi me prezencë fizike nuk do të mbajmë mësim atëherë si ka mundësi të shkojmë në shkollë, të pyetemi me nota, a nuk ka virus?”
“Në qoftë se shkojmë me grupe-grupe unë kisha pyetur, a nuk ka aty virus. Nuk është e arsyeshme të shkojmë grupe-grupe për notim, ndërsa për mësim me prezencë fizike nuk është e arsyeshme që mos të shkojmë”.
Burim Rexhepi, mësimdhënës i informatikës tha se nxënësit do t’i vlerësojë nga testi me pyetje dhe përgjigje, punim seminarik dhe projekt të caktuar. Ai shtoi se nuk do të bëhen lëshime gjatë notimit.
“Do të ketë lëshime mirëpo jo lëshime të notimit, lëshime në kuadër të ofrimit të mundësive. Nëse nxënësi në këtë rast nuk është i kënaqur me notën e caktuar që ai nuk e dëshiron atëherë ka kohë shtesë dhe ka material shtesë në të cilën duhet të përgatitet, varësisht prej kohës. Mund t’i jepet një javë ose 10 ditë që ta marrë ose ta meritojë, thënë më mire notën që e dëshiron ama jo lëshim nëse duhet nota të jetë tre e ne t’i japim 5, sepse është pandemi, ashtu jo – tha Burim Rexhepi, mësues i informatikës.
Ditë më parë, Ministria e Arsimit dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit njoftuan se deri më 20 nëntor nxënësit duhet të marrin notat e para lidhur me suksesin e arritur nga mësimi online. Byroja për zhvillimin e Arsimit gjithashtu doli me rekomandimin që notimi i nxënësve të zhvillohet online për shkak të rritjes së infektimeve, por edhe me prani fizike të nxënësve nëse mësimdhënësi nuk do të jetë në gjendje që vlerësimin ta bëjnë nga distanca, duke respektuar masat për mbrojtjen kundër covid-19. Në një klasë nuk duhet të ketë më shumë se dhjetë nxënës ndërsa qëndrimi i tyre në klasë gjatë vlerësimit të zgjasë nga 20 deri 30 minuta.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre