LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, një përqindje e vogël e grave punojnë në sektorët e ndërtimtarisë dhe pylltarisë

Maqedoni, një përqindje e vogël e grave punojnë në sektorët e ndërtimtarisë dhe pylltarisë
Foto: AIM

Gratë në ndërtimtari dhe pylltari janë shumë pak të përfaqësuara sepse ende llogaritet se këto dy profesione janë për burra. Më shpesh punojnë si inxhinierë, punonjës teknikë apo si administratorë në firma. Për shkak të kësaj shumë pak janë të përfaqësuara edhe në funksionet udhëheqëse në firma dhe në organizatat sindikale.

Sindikatat dhe organizatat joqeveritare konsiderojnë se nevojitet edukim cilësor me qëllim që ato të inkurajohen dhe të fillojnë më me intensitet të punojnë në këto sektorë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në vendin tonë, gruaja shumë pak është e përfaqësuar në ndërtimtari dhe pylltari. Edhe krahas të gjitha përpjekjeve dhe edukimeve që i kemi, megjithatë gratë druajnë të qëndrojnë në pozicione lideri në sindikatë dhe ndërtimtari, por mendoj se me trajnime gratë do ta gjejnë vendin e vërtetë sepse janë liderë më të mirë nga burrat. Përqindja e përfaqësimit të grave në këto dy sektorë është nën pesë përqind”, thotë Ivana Dimitrova nga Sindikata për Ndërtimtari, Industri dhe Projektim (SNIP).


Sipas saj, në ndërtimtari mungon forca cilësore e punës dhe është koha që gratë të edukohen me cilësi që të qëndrojnë në pozicione të liderit sepse ndërtimtaria më shumë nuk është vetëm punë për burra.

Në nivel global gjendja nuk është më ndryshe, por ka shtete siç janë India dhe Nepali ku një numër i grave punojnë në ndërtimtari dhe industrinë e drurit dhe gjithnjë e më shumë qëndrojnë në pozicione liderësh në sindikata.

Në Forumin në Shkup që e organizon Fondacioni “Fridrih Ebert” marrin pjesë gra lidere nga Panamaja, Nepali, Brazili, Argjentina, Egjipti, Katari, Zambia, Libani, Malajzia dhe shumë shtet të tjera të cilat do të ndajnë përvojat e tyre me gratë e shteteve të cilat punojnë këto sektorë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme
Kalo në kategori