LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nga ky vit të gjitha deklaratat doganore do të dorëzohen në mënyrë elektronike

Maqedoni, nga ky vit të gjitha deklaratat doganore do të dorëzohen në mënyrë elektronike

Këtë vit, të gjitha deklaratat doganore dhe dokumentet e akcizave do të përpunohen në mënyrë elektronike. Këtë e theksoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë vizitës së tij në Drejtorinë e Doganave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sistemi i menaxhimit të deklaratave doganore do të fillojë në fillim të shkurtit me zbatimin e 11 pilot projekteve, ndërsa nga mesi i vitit do të fillojë të zbatohet në të gjitha zyrat doganore në vend.


Sistemi për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet e akcizës do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave me institucionet e tjera të tilla si Drejtoria e të Ardhurave Publike gjatë paraqitjes së kthimit të TVSH-së, lajmërimi që ka të bëjë me deklaratat e paraqitura doganore apo me Institutin për Statistika dhe Bankën Kombëtare për të dhënat për import dhe eksport.

Në gjysmën e parë e vitit do të jetë lëshohet dhe një terminal i ri në vendkalimin kufitar Qafthanë. Zgjerimi i terminalit doganorë në Qafthanë, përfshinë 9.5 mijë m2, rrugët qasje, objektet për doganat dhe organeve të tjera të inspektimit dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese.

Vitin e kaluar u lëshua në përdorim edhe terminali i ri doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc. Ndërtimin e terminalit, mundëson lehtësimin e tregtisë ndërkufitare të korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore sipas kapaciteteve moderne./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori