LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Nesër skadon afati për dhënien e kartelave pagesore

Maqedoni: Nesër skadon afati për dhënien e kartelave pagesore

Skadon afati për dhënien e kartelës vendore pagesore për qytetarët që i plotësojnë kushtet për këtë masë që ishte pjesë e pakos së tretë të masave të Qeverisë për mbështetje të ekonomisë, ndërsa i vendosur për shkak të krizës së Covid-19.

Bankat kanë afat deri më 18 korrik për t’i dhënë kartelat, gjegjësisht nesër, ndërsa qytetarët mund t’i shfrytëzojnë më së voni deri më 15 gusht të këtij viti. Qëllimi është në periudhë të shkurtër të futet sasi e madhe e mjeteve në ekonomi me blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, me qëllim të mbështetjes në krizën e shkaktuar nga koronavirusi.


Kartelë vendore pagesore kanë marrë mbi 324 mijë qytetarë, në katër kategori. Grupi i parë ka marrë kartelë pagesore vendore në vlerë prej 9.000 denarëve, ku i përkasin personat me të ardhura të ulëta, pranues të ndihmës sociale dhe aplikues aktivë të punës, të cilët vitin e kaluar nuk kanë pasur më shumë të ardhura se 180.000 denarë ose sivjet nga janari deri në prill jo më shumë se 60 mijë denarë sipas të dhënave të DAP-it. Në këtë kategori janë përfshirë 114 mijë qytetarë.

Në grupin e dytë janë rreth 117 mijë persona të cilët marrin nga 3.000 denarë, gjegjësisht qytetarë të cilët janë në marrëdhënie pune, por të ardhurat e tyre në katër muajt e parë të vitit nuk kanë tejkaluar 60.000 denarë. Kjo kategori në mënyrë shtesë ka marrë edhe vauçer për turizëm, i cili ka filluar të shfrytëzohet.

Në grupin e tretë janë të rinj nga 16 deri në 29 vjet të cilët janë pjesë e arsimit shtetëror dhe të cilët kanë marrë ndihmë financiare prej 3.000 denarëve, ndërsa grupin e katërt e përbëjnë punonjësit shëndetësorë me mbështetje prej 40 për qind të neto-pagës së fundit.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori