LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nesër përfundon afati për dorëzimin e çmimoreve të përfaqësimit mediatik për referendumin

Maqedoni, nesër përfundon afati për dorëzimin e çmimoreve të përfaqësimit mediatik për referendumin

Më së voni deri nesër duhet të dorëzohen çmimoret dhe kushtet për përfaqësim mediatik. Kuvendi i Maqedonsië do të ketë qasje të privilegjuar deri te shërbimet që do t’i sigurojnë ofruesit e shërbimeve mediatike, shtypit dhe mediave elektronike pasi që konsiderohet si propozues i autorizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Subjektet tjera që dëshirojnë të kenë paraqitjen e tyre në lidhje me referendumin do të kenë qasje te shërbimet me kushte të tregut, në pajtim me rregullat dhe politikat për reklamë të paguar në çdo subjekt mediatik.


Nga KSHZ thonë se terminet e pashfrytëzuara, subjekti mediatik do të mund t’i ofrojë në shitje, nën kushtet e subjektit që ka qenë blerësi i terminit. Çmimoret dhe kushtet për kushtëzim mediatik të cilat mediat i dorëzojnë deri te KSH kanë të bëjnë vetëm me propozuesin e autorizuar. KSHZ pritet që nesër të pranojë përgjigje nga MSHIA për të dhënat e të punësuarve në administratën shtetërore, publike dhe komunale.

Pas kësaj, në afat prej 5 ditësh, KSHZ do të formojë komisionet zgjedhore komunale. Duke pasur parasysh se në referndum do të kenë të drejtë vote edhe diaspora, MPJ duhet që më së voni deri më 7 gusht të dorëzojë të dhënat e kërkuara për të punësuarit diplomatik në përfaqësitë e Republikës së Maqedonisë jashtë vendit./Telegrafi/