LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, nesër do dihet saktë sa sipërfaqe me pyje janë përfshirë nga zjarret

Maqedoni, nesër do dihet saktë sa sipërfaqe me pyje janë përfshirë nga zjarret

Sa sipërfaqe me pyje janë përshirë nga zjarret që e përfshinë Maqedoninë, do të dihet nesër pasi në seancën qeveritare NP “Pyjet e Maqedonisë” do të kumtohet numri i saktë, tha sot ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Ekonomisë së Ujërave Lupço Nikollovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo do të varet, theksoi, nëse ndalesa për lëvizje në pyje ende do të jetë në fuqi. Nikollovski në konferencën për shtyp potencoi se masa e djegur e pemëve nuk do të vendoset në qarkullim dhe do të jetë nën kontroll të ashpër nga ana e Inspektoratit.


Njëherit paralajmëroi se nga viti i ardhshëm mjetet buxhetore për mbrojtje të pyjeve do të rriten dhe në vend të shtatë milionë denarëve të tanishme do të arrijnë 35 milionë denarë.

“Në dhjetë vitet paraprake dhjetëfish është zvogëluar vlera e buxhetit për mbrojtje të pyjeve, prej 70 milionë denarë në vitin 2006, në shtatë milionë në vitin 2017”, përmendi ministri, njofton AIM.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në lidhje me zjarret, informon se në kërkesë të tij janë forcuar të gjitha kontrollet edhe ato inspektuese edhe ato të policisë pyjore. Sipas tij, befasuese janë të dhënat në lidhje me revizionin e efikasitetit të ndërmarrjes dhe institucioneve kompetente për pyjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori