Me rastin e shënimit të ditës botërore të diabetit është bërë e ditur se mbi 190 mijë persona në Maqedoni janë me diabet, 40 mijë prej të cilëve marrin insulinë.
Nga Lidhja e Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni, me rastin e shënimit të ditës botërore të diabetit kanë bërë të ditur se në Maqedoni çdo i dhjeti banorë është i prekur nga diabeti, duke theksuar se nga numri të prekurve nga kjo sëmundje, 500 mijë prej tyre janë fëmijë.
Bojan Kirov, kryetar i shoqatave të diabetikëve në Maqedoni thotë se diabeti duhet trajtuar me shumë seriozitet nga ana e më shumë institucioneve, të cilat duhet të veprojnë të sinkronizuara sepse shfaqja e kësaj sëmundje është gjithnjë e më shumë prezente në mesin e grupmoshave të reja.
“Për fat të keq kemi edhe fëmijë, të rinj deri 16-vjeç, gjithsesi më i madh është numri i te prekurve nga diabeti i tipit 2 i të rriturve”, thotë Bojan Kirov.
Ai njëherësh ka theksuar duhet të eliminohen të gjitha indicet të cilat u shfaqën në opinion se pacientëve u ofrohet insulinë me kualitet të dyshimtë.
“Ka shumë dyshime se terapia me të cilën trajtohen diabetikët nuk është me kualitetin e duhur, dhe në këtë drejtim bëhen bisedime me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucioneve kompetente, sepse kemi ankesa nga pacientët të cilët për shkak të terapisë joadekuate u janë shfaqur më shumë komplikime në shëndet”, thotë Kirov.
Nga ana tjetër, Irfan Ahmeti nga Komisioni Kombëtar për diabet për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet shtetërore duhet të veprojnë në drejtim të ngritjes së vetëdijes për të konsumuar ushqim të shëndetshëm që nga mosha më e hershme, si dhe nxitja për tu marrë me aktivitete fizike.
“Për arsye të ndërrimit të stilit të jetës, të ashtuquajturit stil sedentar i jetesës, mosaktiviteti fizik, të ushqyerit jokualitativ, ushqimit të pabalancuar, fast food ushqimet, përdorimi i pijeve të gazuara që përmbajnë sheqer të rafinuara, çojnë te rritja e peshës trupore, që është evidente kohën e fundit te fëmijët,është një nga shkaktarët kryesor të paraqitjes së diabetit tek grupmoshat më të reja”, thotë Irfan Ahmeti, sipas të cilit institucionet shtetërore duhet të ndonjë qasjen ndaj trajtimit të diabetit me theks parandalimit tek grupet e riskut.
Dita ndërkombëtare e diabeti në Maqedoni këtë vit është shënuar nën moton “Gruaja dhe diabeti, e drejta jonë për të ardhme të shëndoshë”. Në këtë drejtim, drejtoresha e Endokrinologjisë Sasha Jovanovska-Mishevka tha se kujdes i veçantë duhet kushtuar grave për shkak të shfaqjes dhe rreziqeve me të cilat përballen gratë gjatë shtatzënisë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi