LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, marrëveshja kolektive në kulturë fillon me zbatim nga korriku

Maqedoni, marrëveshja kolektive në kulturë fillon me zbatim nga korriku

Pagat në kulturë për muajin korrik do të përllogariten sipas koeficienteve të vërtetuara nga Marrëveshja Kolektive që u arrit mes sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë.

“Në takimin e mbajtur midis kryeministrit Oliver Spasovski, Ministrit të Kulturës Hysni Ismaili, zëvendësministrit të Kulturës Vladimir Lazovski, dhe përfaqësuesve të SKRM, u dakorduan që neni nga Marrëveshja Kolektive me të cilën përcaktohen koeficientët e rinj të pagave të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020”, shprehen nga Ministria e Kulturës, njofton Telegrafi Maqedon.


Nga Ministria e Kulturës thonë se Marrëveshja Kolektive për Kulturë u lidh në 30.12.2019.

“Me nenin 130, u përcaktua shtyrja e zbatimit të Marrëveshjes Kolektive, por vetëm në lidhje me dispozitat e neneve 65 dhe 66 (pagat e punonjësve në fushën e kulturës), të cilat tani sipas marrëveshjes fillojnë të zbatohen nga 1 korriku i vitit 2020. Me këtë, pagat në kulturë për muajin korrik do të llogariten në pajtim me koeficientët e përcaktuara në Marrëveshjen Kolektive”, thuhet në njoftimin e Minsitrisë së Kulturës./Telegrafi/