LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Lidhja e Sindikatave fton punëtorët të votojnë më 30 shtator

Maqedoni, Lidhja e Sindikatave fton punëtorët të votojnë më 30 shtator
Foto: Ilustrim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë sot përmes një kumtese ka shprehur qëndrimin për referendumin e 30 shtatorit.

Nga LSM thonë se punëtorët të dielën duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës dhe të kontribuojnë për të ardhme më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mendojmë se punëtorët në Maqedoni në referendum me shfrytëzimin e të drejtës së tyre të votës do të kontribuojnë në rritje të sigurisë dhe përmirësimit të gjendjes së tyre ekonomike dhe sociale”, thuhet në njoftimin e LSM-së.

Ata shtojnë se pasi janë bërë anëtare e Konfederatës Evropiane të Sindikatave aktivisht janë kyçur në krijimin e politikave socio-ekonomike dhe dialogut social në nivel evropian dhe kanë më shumë informacione për promovimin e standardeve të punës, si dhe harmonizimin e ligjeve me ata të BE-së./Telegrafi/