LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Kuvendi i miratoi ligjet për mbrojtje shëndetësore, për tatimin e të ardhurave personale dhe për shërbim në ushtri

Maqedoni, Kuvendi i miratoi ligjet për mbrojtje shëndetësore, për tatimin e të ardhurave personale dhe për shërbim në ushtri

Kuvendi sot pasdite në kuadër të seancës së 123-të i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për mbrojtje shëndetësore dhe për tatimin e të ardhurave personale me procedurë të shkurtër, plotësimin e Ligjit për Shërbim në Armatë me procedurë të shkurtër në lexim të dytë, si dhe Propozimi i interpretimit autentik të nenit 161 paragrafi (1) të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore.

Në diskutimin për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, opozita akuzoi se ato duhej të silleshin shumë më herët, se pushteti edhe pse kishte premtuar nuk kishte sjellë Ligj të ri për Mbrojtje Shëndetësore, se me këto ndryshime nuk janë përmbushur të gjitha kushtet të cilat i kishin kërkuar specializantët dhe nuk ka filluar ndërtimi i Qendrës së re Klinike.

Deputetët nga shumica në pushtet në akuzat u përgjigjën se shumë dëm i madh i është shkaktuar me këtë ligj i cili paraprakisht është sjellë në kohën e OBRM-PDUKM-së, ndërsa se pushteti tani i ka konsultuar të gjithë të përfshirët dhe prej këtu dalin këto ndryshime thelbësore.

Pas votimit të Propozimit të interpretimit autentik të nenit 161 paragrafi (1) të Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, seanca ishte ndërprerë, ndërsa vazhdimi i saj, siç ishte theksuar, në mënyrë shtesë do të caktohet. Në kuadër të kësaj seance sot ishin votuar 17 ligje. Paraprakisht, Kuvendi e mbajti seancën e 126-të në të cilën deputetët u prononcuan për 14 ligje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori