LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, kryetari i ri i Këshillit gjyqësor do të zgjidhet më 2 maj

Maqedoni, kryetari i ri i Këshillit gjyqësor do të zgjidhet më 2 maj

Seanca e Këshillit gjyqësor në të cilin duhet të votohet kryetari i ri është caktuar për më 2 maj në orën 11. Zëvendëskryetari i Këshillit, Selim Ademi i cili dje me shtatë vota e shkarkoi kryetaren Vesna Dameva pa prezencën e të gjithë anëtarëve të këtij organi, sot kërkoi shtyrje për disa ditë, sepse, siç tha, shkaku i rëndësisë së çështjes, siç është zgjedhja e kryetarit të ri, do të ishte mirë prania e të gjithë 13 anëtarëve.


“Sot ishte caktuar seanca e 439-të, por tashmë kemi debatuar që kur të zgjidhet kryetari i Këshillit gjyqësor, është mirë dhe e dëshirueshme të jenë të pranishëm që 13 anëtarët dhe Këshilli të jetë në përbërje të plotë. Por për shkaqe të arsyeshme, një anëtar i Këshillit gjyqësor nuk është i pranishëm dhe të gjithë jemi dakord që kur kemi një pikë kaq të rëndësishme, të jemi të gjithë të pranishëm dhe për këtë arsye sugjeroj që ajo të mbahet më 2 maj”, deklaroi në seancë zëvendëskryetari Ademi.

Kryetarja tanimë e shkarkuar Dameva, duke folur për propozimin për shtyrjen e seancës tha se shpreson që në ditët në vijim të ketë kohë të mjaftueshme për të siguruar shumicën e nevojshme.

“Mua vërtetë më vjen shumë keq kjo që po ndodh. Edhe pse duhet të jem e sinqertë, siç kam qenë gjithmonë, se prisja që në këtë pikë do të kishit shumicën e votave, por do të lëmë edhe dy ditë për të parë nëse do të legalizohet disi shkarkimi juaj i paligjshëm pa kontrolluar ndonjë procedim të mëtejshëm. Por duhej ju si zëvendëskryetar dhe kryetar përgjegjës në këtë moment si kryesues i seancës, duhet të na kishit mbrojtur nga të gjitha ndikimet, presionet, kërcënimet etj. Dhe ishte e udhës sepse qëndrimi i çdo gjyqtari dhe çdo anëtari të Këshillit gjyqësor është në këtë moment dhe tani nëse askush nuk ka ndërtuar një qëndrim të caktuar, atëherë kolegë ju konfirmoj se nuk jemi në krye të detyrës për të qenë pjesë e këtij organi gjyqësor”, theksoi Dameva.

Votimi për shtyrjen e seancës vazhdoi dhe pasi Ademi theksoi se 8 vota ishin “pro” dhe dy “kundër”, por Dameva kërkoi votim veç e veç, pas së cilës rezultati ishte 4 “kundër”, kundrejt 8 “pro”.

Ai nuk dha deklaratë për gazetarët, të cilët kërkuan sqarime për vërejtjet e organizatave joqeveritare dhe ekspertëve se shkarkimi i djeshëm i Damevës ishte joligjor dhe në kundërshtim me procedurat dhe Rregulloren e punës, ndërsa nuk u përgjigj se si dje për shkarkimin nuk kërkohej prania e të gjithë anëtarëve, ndërsa sot për zgjedhjen e një të riu kërkohet prania e të gjithëve.

Ademi, në prani të Damevës, pas tensioneve dhe zënkave disaorëshe në seancën e djeshme në Këshill ka marrë drejtimin e seancës dhe ka propozuar të votohet për shkarkimin e saj. Për shkarkimin e Damevës votuan shtatë anëtarë – Selim Ademi, Milazim Mustafa, Hanif Zendeli, Mirsad Suroi, Sashko Georgievski, Loreta Georgieva dhe Pavlina Cërvenkovska, pas çka zëvendëskryetari deklaroi se kryetarja aktuale është shkarkuar dhe nuk mund të drejtojë më seancën dhe caktoi seancën e sotme për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Shkarkimi i Damevës shkaktoi reagime në opinion dhe tek ekspertët në gjyqësor se në fakt bëhet fjalë për mosrespektim të procedurës dhe Rregullores, ndërsa me qëndrim dolën presidenti i shtetit, deputetë në Kuvend, KSHPK-ja. Ministria e Drejtësisë për të marrë më shumë informata ka dërguar kërkesë drejt Këshillit gjyqësor që të dorëzojë për inspektim procesverbalin nga seanca e djeshme, si dhe rendin e ditës në të cilin kryetarja Dameva është shkarkuar. Në njoftimin e sotëm nga Ministria e Drejtësisë, thuhet se po i përcjellin me shumë shqetësim ngjarjet në Këshillin gjyqësor.

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Plagosja e katër personave, deklaratat e Policisë e Prokurorisë – gjithçka nga rasti në Lupç të Podujevës

Kronika e Zezë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori