LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Këshilli Gjyqësor kërkon raport për lëndët e vjetërsuara

Maqedoni: Këshilli Gjyqësor kërkon raport për lëndët e vjetërsuara

Këshilli Gjyqësor kërkon që deri në Vitin e Ri t’i ketë të gjitha të dhënat për rastet e paproceduara dhe të vjetërsuara të gjykatësve. Në një letër drejtuar kryetarëve të gjykatave, kryetari i Këshillit Gjyqësor Kiro Zdravev shkruan se kërkesa është në interes të rikthimit të besimit të qytetarëve në gjyqësor. Ata kanë një javë ose deri më 27 dhjetor për t’iu përgjigjur kërkesës. Zdravev kërkon numra konkret për:

Letra e Këshillit Gjyqësor


Numri i lëndëve të vjetërsuara dhe të pazgjidhura sipas viteve, llojit dhe gjykatësit

Lëndë të vjetërsuara penale me sqarim të arsyeshëm të vjetërsimit

Cilat masa janë ndërmarrë nga Kryetari i Gjykatës për të zgjidhur lëndët e vjetra në kuadër të programit dhe planit të veprimit për zbatimin e programit

Komisioni i Antikorrupsionit njoftoi sot se po përgatit një metodologji, sipas të cilës do të kontrollojë pronat e gjykatësve.

“Ne jemi në proces të krijimit të një metodologjie – cili nga gjykatësit do të zgjidhet për kontroll. Javën tjetër do të kërkojmë të dhëna për punën e gjykatësve të Këshillit Gjyqësor Republikan dhe në bazë të këtyre të dhënave do të përcaktojmë nëse kontrolli do të bazohet në efikasitetin e punës së tyre, kush sa raste ka punuar. Në mënyrë shtesë do t’i përcaktojmë kriteret dhe do të bëjmë një seleksionim në bazë të tyre”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit Anti-Korrupsion.

Hapat e ndërmarrë nga Këshilli Gjyqësor dhe Komisioni Kundër Korrupsionit kanë ardhur pas kritikave të shpeshta dhe pakënaqësisë për punën e gjykatësve dhe prokurorëve./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori