LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, BE-ja kërkon vazhdimin e dialogut Zhan Mone

Maqedoni, BE-ja kërkon vazhdimin e dialogut Zhan Mone

Bashkimi Evropian nxit partitë politike parlamentare të vazhdojnë sa më shpejt që është e mundur me dialogun “Zhan Mone”.

Ky proces ka të bëjë me rishikimin e Rregullores së Kuvendit në pikat që palët i konsiderojnë si më problematike, si “filibustering”, bllokimi i punës së komisioneve dhe vendosja e një kalendari të punës.


Eurodeputeti Andreas Shider, i cili ka qenë pjesë e bisedimeve të këtij dialogu, thotë për Alsat se duhet të zbatohen në praktikë edhe marrëveshjet që janë arritur gjatë tre rretheve të kaluara.

“Duhet të ketë një angazhim konstruktiv me një konsensus mes partive politike për reformat që kanë të bëjnë me BE-në dhe të përforcojmë edhe më tej kapacitetet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut. Prandaj ne i nxisim ligjvënësit që me shpejtësi të zbatojnë angazhimet që u morën gjatë procesit të dialogut Zhan Mone, që marrëveshjet që kanë të bëjnë me Rregulloren dhe procedurën më në fund të praktikohen. Ne do të dëshironim të shihnim rrethin e katërt të bisedimeve të mbahet sa më shpejt që është e mundur dhe marrëveshjet nga rrethi i tretë i bisedimeve të zbatohen plotësisht”, tha Andreas Schieder, eurodeputet.

Nevojën për vazhdimin e dialogut për përforcimin e kapaciteteve të Kuvendit e thekson edhe ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

“Në këtë moment ne shohim një nivel të lartë të polarizim politik në parlament, në të njëjtën kohë, pothuajse të gjitha partitë janë të angazhuara që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Bashkimit Evropian. Kështu që sa më shpejt ata të bëhen bashkë për çështje që kanë të bëjnë me reformat e BE-së dhe punojnë se bashku, t’i tejkalojnë dallimet politike dhe të avancojnë në agjendën e reformave”, u shpreh Dejvid Gir, ambasador i BE-së.

Në kuadër të Dialogut Zhan Mone ka pasur tre tryeza të gjëra, me të gjithë partitë parlamentare duke filluar që nga viti 2018. Procesi është ngadalësuar dukshëm me pandeminë. Bashkëkryesues të tij janë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi dhe tre eurodeputetët Andreas Shider, Marion Valsman dhe Ilhan Kuçuk. Për opozitën, kontestuese ishte procedura se si zgjidhet sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe termi “së Veriut” përskaj emrit Rregullorja e Republikës së Maqedonisë.

Ajo për të cilën besohet se është arritur konsensus por nuk është inkorporuar akoma në Rregullore, është kufizimi i kohëzgjatjes së seancës konstituive që të mos përsëriten zhvillimet e vitit 2017. Gjithashtu, partitë janë të një mendimi që të paktën njëri nga nënkryetarët e Kuvendit, me Rregullore, të jetë grua.

“Zhan Mone” solli marrëveshjen për pavarësinë ekonomike të Kuvendit i cili prej vitit 2021 ka buxhet të ndarë dhe të pavarur nga institucionet e tjera si dhe Kod etik të sjelljes. / Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori