LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, infermieret kërkojnë të drejtat e tyre (Video)

Maqedoni, infermieret kërkojnë të drejtat e tyre (Video)
Foto: Ilustrim

Mbrojtja e të drejtave të tyre, por edhe të profesionit kërkojnë nga “bashkimi i infermierëve”, pasi që pesë shoqata janë të bashkuara për të marrë iniciativë që ministria të dëgjojë zërin e tyre. Ata konsiderojnë që infermierët përballen me anonimitetin e profesionit të tyre, edhe pse studiojnë dhe mbarojnë studimet e ciklit të dytë dhe të tretë, marrëveshja kolektive nuk i njeh ato sipas specializimit të tyre.

Shoqata “Për ne” kërkon që Ligji për kujdesin shëndetësor të bëjë ndryshime dhe plotësime për infermieret koncesionare dhe private të kujdesit shëndetësor, sepse nuk ka kornizë të marrëveshjeve mbi të cilat infermieret krijojnë marrëdhënien e punës në institucionet e kujdesit shëndetësor dhe shpesh ndodh që ato të mbeten pa pune, pas mbylljes së klinikave ose pas daljes në pension të mjekëve.


Në ndërkohë ka mbaruar leximi i parë i ndryshimeve ligjore, me çka shoqata “Për ne” pret që infermieret nga shëndeti koncesionar dhe privat që kanë ngelur pa punë së shpejti të kthehen në vendet e tyre të punës./Telegrafi/