Maqedoni, infermieret kërkojnë Ligj dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë
Ligj për infermieret dhe Odë të punonjësve shëndetësorë me arsim të mesëm dhe të lartë, kërkojnë nga Shoqata e infermiereve, infermiereve të stomatologjisë, teknikëve dhe mamive “Për ne” dhe Unioni i shoqatave, të cilët sot mbajnë takim pune.
Koordinuesi i Shoqatës dhe Unionit, Gordanka Beshliovska para takimit deklaroi se qëllimi i shoqërimit të tyre në Union është që të bashkohen, ta kthejnë dinjitetin e profesionit dhe shfaqi shpresë se me një unitet të tillë do të kenë sukses në përpjekjet për formimin e Odës.
“Gjithkund në botë, infermieret janë të bashkuara në oda. ndërsa vetëm ne mbesim në një nivel të shoqërimit i cili na mundëson programe edukative. Në këtë moment nuk kemi definim të profilit. Ky subjekt ligjor, që duhet ta marrim me autorizim nga ministri, do të dërgohet në një institucion ligjor i cili do t’i mbrojë të drejtat tona”, theksoi Beshliovska.
Theksoi se në këtë moment zhvillohet plotësimi dhe ndryshimet e Ligjit për mbrojtje shëndetësore dhe shtoi se duke kërkuar mbështetje edhe nga Oda e Mjekëve kanë ardhur deri në njohuritë se bëhet fjalë për një ligj të pjesshëm për mjekët.
Mënyra në të cilën ne nuk jemi realizuar në vendet e punës përmes koeficientëve në marrëveshjet kolektive, theksoi ajo, i bëri infermieret mjaftë të pavlefshme në profesion dhe shpesh ato shkojnë jashtë vendit.
Koordinuesja e infermiereve nga Shtëpia Shëndetësore Shkup, Anita Dimovska, tha se ka arsim joadekuat jashtë shkollave të rregullta mjekësore.
“Pra, flasim për kurse tremujore për infermieret që filtrojnë stafin që është vërtet i pamjaftueshëm dhe luftojmë kundër një arsimimi të tillë, sepse me këtë bie standardi i cilësisë tonë të punës. Diplomat i marrin përmes shkollave të mesme mjekësore. Mjekësia nuk është një profesion që mund të përfundojë me një kurs dhe kërkon arsim dhe trajnim praktik”, theksoi Dimovska, duke shtuar se një numër i madh i infermiereve largohen jashtë vendit.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Beshliovska tha se nuk mënyrë që infermieret me mbi 20 vjet përvojë pune, financiarisht të shpërblehen në diagnostikimin e tyre të specializuar, nuk ka mundësi të jenë të certifikuara specialitetet e tyre dhe për këtë arsye dëshirojnë që ky bashkim t’i sjell deri në subjekt ligjor i cili do ta zhvillojë rregulloren dhe në këtë mënyrë do të interpretohen edhe nga specialisti, njësitë kritike, nivelet… “Rritja e pagave pesë për qind është diçka që nuk i zgjidh problemet e infermiereve”, shtoi Beshliovska./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve
Muja sfidon opozitën: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Asociacioni sfidë për vendin
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore