As industria metalurgjike nuk mbeti imune ndaj krizës disavjeçare në Maqedoni, theksojnë nga ky sektor. Pritet përmirësim i gjendjes, ndërsa rezultatet pozitive do të ndjehen për disa muaj, deklaroi Mitko Koçovski nga “Makstil”. Ai pranon se ka ulje të prodhimtarisë dhe me këtë edhe ulje të vlerës së eksporteve të sektorit metalurgjik. Si rezultat ndryshimit të ekonomisë ose si rezultat i mungesës së standardeve ekologjike, disa kapacitete industriale, ose janë mbyllur ose janë lënë jashtë funksionit.
“Në industrinë metalurgjike ndjehet gjallërim i tregut, rritje të vëllimit të kërkesës dhe me këtë edhe rritje të kapaciteteve prodhuesve, të eksporteve dhe të të ardhurave”, u shpreh Mitko Koçovski, kryetar i Industrisë Metalurgjike, njofton TV21.
Kur industria metalurgjike shënon përparim, edhe gjendja ekonomike përmirësohet, dhe e kundërta, kur ajo shënon rënie, edhe ekonomia pëson regres, sqaron Koçovski. Ai shton se, që kjo industri të tregojë rezultat, nuk i nevojiten subvencione siç i nevojiten bujqësisë, sepse 95% e prodhimit në këtë sektor është e destinuar për eksport. Koçovski gjithashtu theksoi se kërkesat dhe problemet me të cilat janë ballafaquar në 10 vitet e fundit, do t’ia dorëzojnë qeverisë së re. Në mesin e kërkesave të këtij sektori, ai përmend përmirësimin e infrastrukturës, lehtësimin rreth përdorimit të rrymës, rregullimin e transportit të mallrave etj.
“U ftuam të marrim pjesë në një projekte qeveritar të quajtur “Mësojmë nga bashkësia afariste”. Tani, a ishim ne mësues të këqij, apo a ishin ata nxënës të këqij, siç duket nuk arritëm të kuptoheshim, por ne u përpoqëm t’ua sqarojmë në mënyrë më akademike dhe më të thjeshtë”, shtoi Koçovski.
Si një nga problemet më kyçe me të cilat ballafaqohet industria metalurgjike është mungesa e kuadrit të kualifikuar. Sipas Koçovskit, nevojitet reformim rrënjësor në arsim dhe orientim të të rinjve në këto degë industriale. Kufiri i moshës së personave të punësuar në metalurgji është 54 vjeç të cilët njëherazi kanë stazh beneficioni. Kjo do të thotë se, nëse gjërat nuk ndryshohen, për një kohë të shkurtër, ata nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë. Përndryshe, paga mesatare e të punësuarve në këtë sektor është rreth 20 mijë denarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë
Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore