LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, hapet tenderi për mbikëqyrjen e autostradave që do të ndërtojë “Bechtel dhe Enka”

Maqedoni, hapet tenderi për mbikëqyrjen e autostradave që do të ndërtojë “Bechtel dhe Enka”

Ofertat mund të dorëzohen deri në datën 17 të muajit pasardhës dhe pas 30 ditësh do të zgjidhet ofertuesi më i favorshëm për procedurën e përsëritur të përzgjedhjes për mbikëqyrjen dhe konsulentin për autostradat që do të ndërtohen nga konsorciumi “Behtel dhe Enka”.

“Njoftimi për Prokurimin Publik për Mbikëqyrjen dhe Këshilltarin e Transaksioneve Ligjore për ndërtimin e Korridorit VIII dhe Korridorit X-d është publikuar me datë 15.9.2022 dhe dorëzimi i ofertave është jo më vonë se data 17.10.2022 ora 11:00, pas së cilës do të bëhet hapja publike e ofertave në Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore. Pas hapjes së ofertave do të ketë një periudhë prej 30 ditësh për vlerësimin dhe përzgjedhjen e ofertuesit më të favorshëm. E gjithë procedura, theksojnë nga atje, zhvillohet në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik dhe afatet e përcaktuara me të”, njoftuan për AIM-n nga NPRRSH.


Siç deklaroi më herët ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, pas përfundimit të procedurës së re për zgjedhjen e mbikëqyrësit dhe konsulentit për autostrada, pritet që deri në fund të vitit të përfundojnë punët përgatitore dhe pas projektimit dhe shpronësimit, gjatë vitit të ardhshëm do të punohet në terren.

“Presim që deri në fund të vitit të bëjmë të gjitha përgatitjet, pastaj të fillojmë me projektimin dhe procedurat e shpronësimit aty ku është e nevojshme dhe gjatë vitit të ardhshëm të shohim ecurinë e plotë të punës në terren sepse këto janë akse shumë të rëndësishme rrugore për të cilat shteti është i gatshëm të ndajë mjete si asnjëherë më parë dhe t’i zgjidhë ato dhe të mbyllë Korridorin 8 dhe Korridorin 10”, tha Boçvarski në pyetjen e një gazetari gjatë vizitës në komunën e Bogovinjës.

Me shpalljen e NPRRSH-së zgjidhet konsulenti dhe mbikëqyrësi i cili do të monitorojë ndërtimin e autostradave Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë në Korridorin 8, si dhe Manastir-Prilep në Korridorin 10 D nga konsorciumi “Behtel dhe Enka”.

Tenderi i parë për përzgjedhjen e mbikëqyrjes për këtë projekt ka dështuar pasi kompania e përzgjedhur nuk ka dhënë garancinë bankare.

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori