Maqedoni, gjobiten 91 shoferë të cilët drejtonin automjetet nën ndikimin e alkoolit

MPB njofton se dje ka kryer kontrolle të intensifikuara për të ndëshkuar persona që drejtojnë automjetet në ndikimin e alkoolit.
"Gjatë mbrëmjes së djeshme (14.02.2023) në periudhën nga ora 21:00 deri në ora 03:00, janë kryer kontrolle të intensifikuara për sanksionimin e shoferëve që drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka janë gjobitur 91 prej tyre.
Prej tyre 18 janë në territorin e SPB Kumanovë, 13 në territorin e SPB Shkup, 11 në territorin e SPB Manastir...", thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
15/02/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































