LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, gjoba të larta për ata që sulmojnë mjekët

Maqedoni, gjoba të larta për ata që sulmojnë mjekët

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, dje tha se ka marrë masa në lidhje me kërkesat e mjekëve për gjoba më të larta nga sanksione të rregullta për vepër penale të sulmit mbi të gjithë ata që do të sulmojnë mjekët përderisa ata kryejnë profesionin e tyre, trasnmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Në këtë drejtim tashmë janë bërë ndryshime në Ligjin ekzistues për mbrojtje shëndetësore, të cilat janë miratuar nga Dhoma Mjekësore dhe Shoqata Mjekësore Maqedoni (SHMM). Parashikohet një dispozitë që sulmi mbi mjekun konsiderohet sulm zyrtarë, që do të thotë se dënimi është jashtëzakonisht i lartë dhe është si të sulmohet një polic apo zyrtar tjetër shtetëror, – tha Todorov.


Në dy vitet e fundit ka pasur të paktën pesë incidente të mjekëve me pacientët. Një shembull i më i ri është ku mjeku u qëllua nga djali i një pacientes duke e dëmtuar rëndë. /Telegrafi/