LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, çfarë sheh ribalanci i buxhetit?

Maqedoni, çfarë sheh ribalanci i buxhetit?

Sipas ekspertëve, ribalancimi i buxhetit pas realizimit katastrofal të investimeve kapitale është hap i pritshëm, megjithatë investimet duhet të jenë prioritet për Qeverinë.

Kryetarja e Lidhjes së Odave Ekonomike, Daniela Arsovska thotë se paratë e shkurtuara nga investimet kapitale që shkojnë për rritjen e pagave në sektorin privat do të japin rezultate, por duhet të pritet për efektin e ri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Nga organizata joqeveritare ‘Finance Think’ dolën me disa rekomandime. Ata thonë se subvencionimi duhet të kufizohet vetëm nëse pagat janë deri 24.000 denarë dhe shuma e subvencionimit të ulet në mënyrë të përshkallëzuar.

Masa e prezantuar nga Qeveria nuk ka kufizime. Shteti do t’i mbulojë shpenzimet e sigurimit pensional dhe shëndetësor për punëtorët që do t’u rriten pagat deri në 100 euro.

Sipas organizatës joqeveritare ‘Finance Think’ shtetit me këto masa shtetit do t’i duhen 28 milionë euro për një vit.

Qeveria me ribalancin e buxhetit për këtë masë barti 400 milionë denarë apo 6.7 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori