LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, bankat me fitime prej 150 milionë eurove

Maqedoni, bankat me fitime prej 150 milionë eurove

Fitimet që arrijnë shifra rekorde ka shënuar sistemi bankier i Maqedonisë së Veriut. Të dhënat e fundit të Bankës Qendrore tregojnë se në vitin e kaluar, 13 bankat në vend shënojnë fitim prej afër 150 milionë euro që është për 32 milionë euro më shumë në raport me vitin 2020 kur ato kanë shënuar fitim prej 118 milionë euro. Trendin e rritjes së fitimit të bankave e tregojnë edhe fitimi prej 102 milionë euro në vitin 2016 dhe 106 milionë euro në vitin 2017. Ndonëse një vit i vështirë rikuperimi, sidomos për biznesin e vogël dhe të mesëm, për shkak të efekteve që pandemia ka krijuar në ekonomi dhe aftësinë paguese të kredimarrësve, sistemi bankarë po shënon trende pozitive. Të dhënat e Bankës Popullore tregojnë se vetëm nga kamatat dhe kompensimet që paguhen për shërbimet e ndryshme të bankave, ato në vitin e kaluar kanë paguar afër 450 milionë euro nga qytetarët dhe bizneset. Ngjashëm si në vitet e kaluara, të ardhurat më të mëdha vijnë nga neto të ardhurat e kamatave apo nga shpenzimet dhe të ardhurat nga kamatat. Me fjalë të tjera nga dallimi midis kamatave të kredive dhe kamatave për ruajtjen e të hollave në banka, ato kanë fituar 255 milionë euro apo 10 milionë euro më shumë se në vitin paraprak.

Të ardhura të mëdha po realizohen edhe nga kompensimet e ndryshme bankare me 91 milionë euro në vitin 2021, nga dallimet e kursit të devizave me 19 milionë euro dhe nga veprimtaritë e tjera janë arkëtuar afër 65 milionë euro.


Në sektorin vendor të bankave edhe më tej dominojnë bankat e mëdha si ajo Komerciale, Stopanska, NLB, Halk Banka dhe Shparkase Banka që dominojnë me 135 milionë euro fitim pas anulimit të harxhimeve të ndryshme. Bankat e mesme kanë pasur fitim prej 11.8 milionë euro, ndërsa bankat e vogla kanë përfunduar vitin 2021 me fitim prej 2.2 milionë euro. Fitim më të madh ka treguar Stopanska Bnaka me 40 milionë euro, Banka Komerciale me 37.5 milionë euro dhe NLB banka me mbi 36 milionë euro. Në rezultatet pozitive të bankave kanë ndikuar edhe zvogëlimi i kredive të këqija, ku në vitin 2021 harxhimet për kreditë që nuk kthehen me kohë kanë qenë 63 milionë euro në raport me 73 milionë euro në vitin 2020. Ekonomistët thonë se bankat në punën e tyre llogarisin edhe harxhimet e ndryshme, si dhe harxhojnë një pjesë të fitimit edhe për të mbuluar pagat e të punësuarve, për rezervimin e kredive të këqija, ose humbjet për shkak të dëmtimit, apo përmirësimit të vlerës së mjeteve financiare etj.

Në vitin e kaluar, kostoja e pagës për të punësuarit ka arritur në 88 milionë euro, apo 4 milionë euro më shumë se në vitin paraprak.

Ekonomistët me vite theksojnë edhe të ardhurat e mëdha të bankave që vijnë nga dallimi i kamatave të ulëta për kursime dhe kamatat e larta për ofrimin e kredive. Vlerësohet se deri në aderimin e vendit në BE, ngadalë do të ulet margjina apo dallimi i kamatave nën mungesën e presionit të investimeve më të mëdha dhe aktiviteteve të tjera të bankave. “Nëse punojmë vetëm në uljen e margjinës pa investime, atëherë vetë bankat do të kishim më pak fitime, ndërsa duhet të dimë se bankat stabile dhe profitabile kanë një rëndësi të madhe për një ekonomi”, vlerëson menaxhmenti i bankave. Ndryshe, ekonomistët vlerësojnë se shkallët e kamatave varen prej ofertës dhe kërkesës së të hollave në tregun financiar, investimeve më të madhe private apo shtetërore si dhe situatës stabile politike në një shtet. (koha.mk)

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori