Agjencia për Komunikime Elektronike (AKE) ka shpallur tender për dhënien e miratimeve për shfrytëzimin e radio frekuencave për gjeneratën e pestë mobile 5G. Afati për dorëzimin e ofertave është 35 ditë, ndërsa hapja publike e ofertave është caktuar për më 5 janar në ora 10:00.
Vendimi për përzgjedhjen e ofertuesve të cilët do të marrin pjesë në procedurën e ankandit publik do të sillet në afat prej shtatë ditëve nga dita e hapjes publike të ofertave.
Të drejtë për pjesëmarrje në tenderin publik kanë personat fizik ose juridik, vendas dhe të huaj. Mes tjerash, ofertuesi duhet të japë deklaratë me shkrim se do të fillojë përdorimin e radio frekuencave të përcaktuara në miratimet për përdorimin e radiofrekuencave brenda nëntë muajve nga data e vlefshmërisë së miratimit.
“Miratimet për përdorimin e radiofrekuencave nga vendimi i AKE, A1, A2, A3, B1, B2 dhe B3 jepen për një periudhë 15-vjeçare, kurse miratimet B41, B44, B45 dhe B46 për një periudhë 6-vjeçare, e vlefshme nga dita e lëshimit të miratimit dhe me të drejtën e vazhdimit të vlefshmërisë së miratimit në mënyrën e përcaktuar në Ligjin për Komunikimet Elektronike”, thonë mes tjerash nga AKE.
Kërkesa për interes për pjesëmarrje në tenderin për dhënien e miratimeve për shfrytëzimin e radio frekuencave për 5G, pas shpalljes së AEK-ut më 1 qershor të këtij viti kanë dorëzuar kompanitë Neotel, Bitstream Mobile, Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedoni./TV21/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit