LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, 1573 të prekur nga gripi, shtatë raste të vdekjes

Maqedoni, 1573 të prekur nga gripi, shtatë raste të vdekjes

Gjatë javës së kaluar (11-17 mars) janë regjistruar shtatë raste të vdekjes nga komplikimet e gripit, dy nga të cilët me datë të vdekjes në dy javët paraprake. Bëhet fjalë për tre persona nga Shkupi, dy nga Kërçova dhe nga një person nga Resnja dhe Vallandova.

Mosha e viktimave lëviz prej 37-82 vjeç. Tek pesë persona është konfirmuar sëmundje paraprake kronike, gjegjësisht ekzistimi i ko-morbiditet. Tek 43 përqind e viktimave është konfirmuar A(H1pdm) virusi i gripit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, gjatë javës së kaluar në shtet janë paraqitur 1.573 të sëmurë me grip, që është për 35.2 për qind ulje në krahasim me javën para saj kur u regjistruan 2.429 të sëmurë.

Numri i personave të paraqitur këtë javë është më i madh për 20,6 për qind në krahasim me javën e 11-të të sezonit të kaluar.

Këtë javë, në laboratorin për viruse të ISHP lanë arritur 84 materiale për testim të gripit, nga të cilat 39 (46,4 për qind) pozitive për praninë e virusit të gripit – 31 influenza A(N1) pdm, dy influenza A(N3) dhe gjashtë influenza A.

Sipas të dhënave të marra nga Drejtoria për shëndetësi elektronike, janë vaksinuar 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal (persona më të moshuar se 65 vjeç me pension mesatare, nën mesatare ose pa të ardhura), gjegjësisht 71.4 për qind nga numri i përgjithshëm i vaksinave të furnizuara./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Kurti përmendi Thaçin në 11 vjetorin e marrëveshjeve në Bruksel, reagon Çitaku: E di që po të mungon, duro dhe pak - dielli do të lind përsëri

Lajme
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Osmani: Do ta njoftojë qeverinë për sulmin në Banjskë, pastaj do të vendoset për Ballkanin e Hapur

Politikë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia të mërkurën do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
Kalo në kategori