LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: 15.899 maturantë do ti nënshtrohen testimit të maturës shtetërore

Maqedoni: 15.899 maturantë do ti nënshtrohen testimit të maturës shtetërore
Foto: Ilustrim

Gjithsej 15.899 kandidatë maturantë do ti nënshtrohen testimit të maturës shtetërore, për vitin akademik 2021/2022.

Prej tyre 7135 janë nxënës të arsimit të mesëm të përgjithshëm, 8504 të shkollave profesionale dhe 260 të shkollave artistike.

Provimi i parë i jashtëm – Gjuhë amtare dhe letërsi do të jepet ditën e shtunë më 4 qershor.

Sipas të dhënave të Qendrës Shtetërore të Provimeve, për gjuhën maqedonase janë regjistruar 11.060 maturantë, për gjuhën shqipe 4308 dhe për gjuhën turke 313 maturantë.

Provimi i dytë i jashtëm është caktuar për datën 13 qershor.

Numri më i madh i aplikimeve është për anglisht – 14.320 kandidatë, për matematikë 1231, për gjermanisht 118, tridhjetë kandidatë për testin e gjuhës frënge, 10 për rusisht, 15 për filozofi dhe 100 kandidatë kanë aplikuar për estetikë.

Rezultatet e provimeve duhet të shpallen jo më vonë se 30 ditë pas dhënies së provimit të dytë të jashtëm.

Përveç testimeve eksterne, maturantët kanë edhe dy provime të brendshme – interne dhe një detyrë projektuese.

Provimi i maturës shtetërore në vend zhvillohet që nga viti 2007.

Në fund të vitit 2019/2020 nuk u organizua për herë të parë për shkak të pandemisë Covid-19 dhe me kërkesën e maturantëve të vitit të kaluar që të lehtësohet procesi i testimit, numri i provimeve eksterne u zvogëlua nga tre në dy.

Në qershor të vitit 2021 diplomuan rreth 15,300 studentë.

Nota mesatare nga dy provimet e jashtme të vitit të kaluar ishte 3.61 dhe me rezultate më të mira se matura shtetërore e vitit 2019, kur suksesi mesatar ishte 3.48.