LAJMI I FUNDIT:

Maqedonasi që ka habitur sheikët me idenë e tij për biznes (Foto)

Maqedonasi që ka habitur sheikët me idenë e tij për biznes (Foto)

Është krijuar perceptimi se të rinjtë nga Ballkani shkojnë në Dubai për të punuar si kamarierë apo si puntorë krahu, por në rastin e Viktor Nelepa është ndryshe. Ai është pronar i kompanisë që bën revolucion në Dubai dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Viktor Nelepa i cili në Maqedoni nuk kishte punë dhe fatin e kërkoi në Emiratet e Bashkuara Arabe ku është duke punuar suksesshëm për 14 vite.


Bëhet fjalë për kompaninë e tij The Idea e cila e ka ideuar senzacionin që në Dubai është duke u shpërndarë shumë shpejt. ‘Smart Palm’ apo palmë e mençur, është produkti i tyre i parë që për mijëra turistë shërben si freskuese, burim për internet super të shpejtë dhe mbushës telefoni me rrymë.

Palma e parë është vënduar në ‘Forest park’ në Dubai në vitin 2015. Ato janë 6.5 metër të gjata dhe janë të pajisura me panela (13.8 metër katrorë) për mbledhjen e energjisë diellore. Këto palma në vete kanë edhe burim të internetit që siguron lidhje wi-fi për 24 orë në radius prej 100 metër për turistë që nuk kanë internet.

Të njejtat kanë me dhjetëra priza që turistët të mbushin telefonët me rrymë dhe njëkohësisht në drurin e palmës ka edhe harta për turistët që të njihen me hapësirën përreth.

Palmat kanë edhe kamera për të cilat kujdeset policia lokale për të siguruar vendin më mirë duke monitoruar kamerat për 24 orë.

Ne kemi kënaqësi kur punojmë dhe zhvillojmë ide që janë në të mirë të rrethit ku jetojmë dhe punojmë. Mundohemi që idetë të jenë të bukura dhe multifunksionale për rrethin ku jetojmë pasi siç e dini, Dubai është vend i bukur.” thotë themeluesi i kësaj kompanie Viktor Nelepa i cili para 14 viteve ka jetuar në Maqedoni.

Nga janari i këtij viti janë lëshuar në përdorim edhe kabinat e mençura për turistët për ndërrim të veshjeve nëpër plazhet e Dubait. Stili i punës është i njejtë, vetëm ndryshon dizajni i cili siguron më shumë siguri dhe diskrecion për turistët.

Nelepa e ka nisur vetë këtë biznes ndërsa si partner biznesi e ka sheikun Qadhi Saeed Almurooshid i cili është si një mbështetje financiare për fantazitë e Viktorit që po e ndihmojnë Dubain të jetë sa më i bukur dhe më funksional. /Telegrafi/