LAJMI I FUNDIT:

Manupilimi i trurit është ankthi i ardhshëm teknologjik, sipas historianit të njohur

Manupilimi i trurit është ankthi i ardhshëm teknologjik, sipas historianit të njohur

Bota është në mes të një gare të teknologjisë së re, sipas historianit të njohur Yuval Noah Harari, i cili paralajmëron se çmimi për të cilin po luftohet gjatë kësaj kohe nuk është territor fizik, por truri ynë.

Duke folur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Harari parashikoi një të ardhme ku qeveritë dhe korporatat do të jenë në gjendje të mbledhin të dhëna të mjaftueshme për qytetarët në të gjithë botën, të cilat, kur kombinohen me fuqinë llogaritëse, do t’i lënë ata të parashikojnë plotësisht – dhe manipulojnë – vendimet tona.

Harari e quan këtë koncept “mashtrim të trurit”.

“Imagjinoni, nëse 20 vjet nga tani, ju mund të keni dikë të ulur në Uashington, Pekin, ose San Francisko, dhe ata mund të njohin tërë historinë personale, mjekësore, seksuale të – të themi, çdo gazetari, gjyqtari dhe politikani në Brazil,” tha Harari.

Harari ilustroi pamjen e zymtë të një të ardhme vetëm disa dekada larg, në të cilën teknologjia e madhe, ose qeveritë, “ose kushdo”, mund të marrin informata për kushtet mjekësore të secilit dhe historitë e jetës personale.

Me fjalë të tjera, ata mund të na njohin më mirë sesa e njohim veten tonë.

Tani për tani, tha ai, gara po zhvillohet midis kontrollit të shteit në Kinë dhe kapitalizmit kontrollues në SHBA.

“San Francisko tani po afrohet me Uashingtonin, sepse ata kanë nevojë për mbështetje të qeverisë për këtë,” tha Hariri.

Megjithatë, sipas Hariri, në vend që të krijojmë mjete për të spiunuar qytetarët, ne mund të kemi një teknologji që lejon qytetarët të vlerësojnë qeveritë dhe korporatat. Ose një “antivirus për mendjen” që ju lejon të dini kur jeni duke u manipuluar. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Sora e OpenAI u jepet artistëve dhe kineastëve për herë të parë – ja disa nga videot më të mira që krijuan ata

Teknologji
Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Apple u jep më shumë liri përdoruesve të iPhone me iOS-18

Teknologji
Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Arabia Saudite prezanton robotin humanoid “femër” – është e programuar të mos flet për seks dhe politikë

Teknologji
Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Apple, Meta dhe Google do të hetohen nga BE-ja

Teknologji
Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Nga nesër, vetëm një lloj mbushësi do të përdoret për të gjithë telefonat, tabletët dhe fotoaparatet në BE

Teknologji
Apple Vision Pro

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren dhe gjatë ‘shoppingut’

Teknologji
Kalo në kategori