LAJMI I FUNDIT:

Mansory e prezanton Mercedes-AMG G63 4×4 Squared me 850 kuaj/fuqi

Mansory e prezanton Mercedes-AMG G63 4×4 Squared me 850 kuaj/fuqi

AMG G63 4×4 Squared është modeli më ekstrem që Mercedes e shet sot, por Mansory ka një ide tërësisht tjetër se si duhet të duket kjo SUV e përshtatshme për të gjitha terrenet.

Bëhet fjalë për një projekt të quajtur Gronos 4×4, i cili është modifikuar brenda dhe jashtë dhe gjithashtu ka marrë një komplet masiv trupor me harqe rrotash dhe një kofano karboni. Edhe pse G-Class legjendar mbetet si “kuti”, pjesët e reja të trupit janë zhvilluar me fokus në efikasitetin aerodinamik.


Ndryshimet e eksterierit përfshijnë 4 fenerë shtesë mbi xhamin e përparmë, një mbulesë karboni për rrotën rezervë, ventilatorë të tjerë të ajrit, një “spoiler” çatie dhe një parakolp të pasmë. Karboni gjithashtu u përdor edhe për pasqyrat anësore, bazat e shenjave të sinjalizimit dhe haqet e rrotave, përcjell Telegrafi.

Trupi është i në dispozicion opsionalisht dhe AMG G63 4×4 Squared Mansory lëviz me rrota të cilat kanë madhësi prej 22 inçëve me goma Pirelli 325/55 R22 për të gjithë terrenin.

Pjesa e brendshme është e veshur me një kombinim me ngjyrë të bardhë dhe blu, ka një buton start/stop në tavan dhe në pjesën e pasme ka dy sedilje individuale të ndara nga një konzolë qendrore me gjatësi të plotë. Në panelet e dyerve janë vendosur qindra llamba LED për të krijuar një efekt të qiellit me yje.

E tëra kjo “paketë” nuk do kompletohej pa përmirësimin e motorit V8 4.0 litërsh me turbo të dyfishtë e cila tani prodhon 850 kuaj fuqi dhe 1,000 njuton metër fuqi rrotulluese, teksa koha e arritjes së shpejtësisë nga 0 në 100kMh është 4.5 sekonda dhe shpejtësia maksimale shkon në 210kMh.

Mansory do të prodhojë vetëm 10 ekzemplarë të këtij modeli, teksa çmimi nuk është bërë ende publik. /Telegrafi/