Tomasz Patan nga Polonia, nuk mund të fshehte gëzimin, pasi e përfundoi me sukses manovrimin e fluturakes që e ndërtoi vet.

Pasi kaloi muaj duke e kompletuar makinën e njohur si go-cart, ai zgjodhi një fushë në Itali, për të kryer provat e para në qiell, transmeton Telegrafi.

Derisa gjithçka ishte në rrezikun e tij, nuk hezitoi që të bënte disa xhiro, madje edhe të kthehej në këndin prej 180 shkallësh, para se të ndalonte.

“Është e drejtë e secilit, ta ketë mundësinë për të fluturuar. Unë e përmbusha ëndrrën time të përjetshme” ka thënë Patan.

Helikat që nuk lëshonin zhurmë dhe funksionimi me sukses i gjithë sistemit, i pëlqeu shumë tij, duke ia plotësuar pritjet edhe më shumë. /Telegrafi/