LAJMI I FUNDIT:

Mango tashmë ka koleksionin për pranverën 2018 (Foto)

Mango tashmë ka koleksionin për pranverën 2018 (Foto)

Sezoni i dimrit ende nuk është as përafërsisht në fillimin e tij zyrtar, ndërkaq brendi i njohur spanjoll i modës Mango tashmë është duke ecur para afatit.

Më saktësisht, fokusin e vë në sezonin e ri dhe pjesët e rrobave të cilat do t’i veshim në pranverën e ardhshme, gjë që patjetër duhet pranuar, është freskim i bukur në morinë e palltove, peliçeve dhe çizmeve nga koleksioni aktual.


Pjesët më të reja të Mangos nuk janë të lehta dhe transparente, siç presim zakonisht nga sezoni më i ngrohtë, por më shumë është fjala për ofertën për ditët kalimtare, si edhe për periudhën në të cilën i heqim palltot tona të dimrit dhe orientohemi te xhaketat e lëkurës, balonerët dhe blejzerët edhe mbulesat e preferuara.

Tashmë edhe nga titulli i linjës së re të Mangos për pranverën 2018, i cili quhet Stiches, Reds&Blacks, është e qartë se cilët trendë për sezonin kalimtar i favorizon ky brend i njohur, transmeton Telegrafi.

Tegelat në ngjyra kontrasti do të jenë një ndër trendët dominues, ndërkaq peri i bardhë në bazën e zezë është një ndër zgjidhjet më efektive të veshjeve për sezonin e ri.

Pjesë të shumta veshjesh ngjyrë të zezë, të bardhë apo të kuqe, si dhe pjesë shumë të sofistikuara dhe shik, janë krijuar për gardërobën pothuajse të çdo femre për pranverën e ardhshme.

/Telegrafi/