LAJMI I FUNDIT:

Manfred Weber: Europa është e paplotë pa Ballkanin

Manfred Weber: Europa është e paplotë pa Ballkanin

Kandidati i partive popullore europiane, Mafred Weber në një samit në Bukuresht shprehet se Bashkimi Europian nuk do të ishte i plotë pa pasur edhe shtetet e Ballkanit brenda. Kurse Turqia nuk mund të hyjë në BE, tha ai.

Gjermani Manfred Weber, kandidati kryesor i partive popullore europiane, (EVP) për postin e presidentit të Komisionit Europian për zgjedhjet që zhvillohen në maj, prezantoi në një samit të këtyre partive në Bukuresht vizionin e tij për Europën.

“Dua të luftoj për një Europë, që njerëzit ta ndjejnë si Europën e tyre”, tha kandidati konservator.

Njerëzit duhet të kuptojnë, që Europa është në radhë të parë për ta, dhe jo për kushedi çfarë strukturash.

Në këtë takim, ku morën pjesë vendimmarrës lokalë dhe rajonalë para zgjedhjeve europiane në maj, Weber i drejtoi edhe dy mesazhe Europës nga Bukureshti.

Ballkani në BE

Së pari Turqia e sotme nuk përshtatet me BE, tha Manfred Weber. Si president i Komisionit Europian unë do t’i ndërpres bisedimet e anëtarësimit të BE me Ankaranë, theksoi Manfred Weber.

Mesazhi tjetër i kandidatit konservator ishte se: Europa nuk është e plotë pa shtetet e Ballkanit brenda saj!

Kandidati konservator edhe njëherë u distancua nga kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Të mërkurën e ardhshme kryesia e EVP-së do të vendosë se si do të veprojë me Viktor Orban.

Disa parti popullore europiane kanë kërkuar përjashtimin ose pezullimin e përkohshëm të partisë Fidesz të Orbanit./dw

Në trend Botë

Më shumë
Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Obama dhe Clinton i dalin në ndihmë Bidenit - një foto me tre presidentët amerikanë do të kushtojë 100 mijë dollarë

Amerika
Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Mercenarët rus të Wagner po vrasin civilët në Mali

Afrika
I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

I kishin vendosur për ukrainasit, e pësuan vetë – rusët hidhen në erë nga minat që bashkëluftëtarët e tyre i kishin montuar për ushtarët e Kievit

Evropa
Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Publikohen pamjet tronditëse teksa hajduti sulmon me thikë një person në mes të ditës në Londër

Evropa
Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Mbështetësit e PKK-së kurde sulmojnë punonjësit e aeroportit në Paris – tentuan të parandalojnë ekstradimin e anëtarit të PKK-së në Turqi

Evropa
Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Ukrainasja bëhet simbol i rezistencës, pavarësisht se rusët ia bombarduan lokalin në Kiev – ajo vazhdon të shërbejë kafe

Evropa
Kalo në kategori