Manchester United nuk është i gatshëm ta lejojë Rasmus Hojlund të largohet në formë huazimi me mundësi blerjeje, një formulë që ishte e preferuar nga Interi, sipas Calciomercato.

Interi kishte shfaqur interes konkret për sulmuesin danez, teksa kërkon të përforcojë repartin ofensivë për sezonin e ardhshëm.


Megjithatë, qëndrimi i qartë i United i ka detyruar zikaltërit të eksplorojnë objektiva të tjerë në tregun e transferimeve.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Interi ishte i pari që bëri kontakt, por tashmë edhe Napoli ka hyrë në garë për Hojlundin, ndërsa kërkon të riformësojë sulmin me Antonio Conten.

Mediat italiane raportojnë se Interi ishte i përgatitur të shpenzonte rreth 40 milionë euro për kartonin e Hojlundit, por kjo ofertë nuk duket se e bind Manchester Unitedin.

Hojlund e përfundoi sezonin e kaluar me 10 gola dhe 2 asistime në 52 paraqitje në të gjitha garat.

United e sheh 22-vjeçarin si pjesë të rëndësishme të projektit dhe nuk është i interesuar ta humbasë, qoftë edhe përkohësisht. /Telegrafi/

telegrafi sport app