LAJMI I FUNDIT:

Manchester United mund të humbasë nënshkrimin me yllin e Gironës për shkak të klazolës ‘private’

Manchester United mund të humbasë nënshkrimin me yllin e Gironës për shkak të klazolës ‘private’

Manchester United mund të humbasë mundësinë për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë të Gironës, Miguel Gutierrez, për shkak të një klauzole ‘private’.

United janë lidhur shumë me një transferim të Gutierrez, i cili ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në paraqitjen e jashtëzakonshme të Gironës në La Liga këtë sezon.


Mediumi spanjoll Mundo Deportivo, ka pretenduar se spanjolli 22-vjeçar është në listën e prioriteteve të United, pasi skautët e klubit e kanë monitoruar atë tash e disa muaj.

Kartoni i Gutierrez momentalisht vlerësohet rreth 20 milionë euro nga Transfermarkt dhe kjo ka bërë që “Djajtë e Kuq” të interesohen për shërbimet e tij.

Sidoqoftë, një problem i madh ka dalur në pah për klubin anglez, dhe kjo ka të bëjë me ish-klubin e Gutierrez, Real Madrid.

Madrilenët e shitën spanjollin tek Girona për katër milionë euro në verën e 2022, ndërsa “Los Blancos” zotërojnë klauzolën e riblerjes e cila është në regjionin e tetë milionë eurove.

Rio Ferdinand zgjedh formacionin më të mirë të kombinuar të Man Utd dhe Man City që nga viti 2000 – lë jashtë shumë legjenda
Lexo po ashtu Rio Ferdinand zgjedh formacionin më të mirë të kombinuar të Man Utd dhe Man City që nga viti 2000 – lë jashtë shumë legjenda

Gazetari i njohur Fabrizio Romano më herët kishte raportuar se klauzola e riblerjes është shkallëzuar, që do të thotë se Reali duhet të paguajë nëntë milionë euro nëse duan të nënshkruajnë me Gutierrez në 2025 dhe dhjetë milionë euro për një marrëveshje në 2026.

Pra, me pak fjalë, nëse Real Madridi vendosë që ta aktivizojë këtë klauzolë për lojtarin, atëherë do të ishte fundi i shpresave të United për ndonjë transferim të mundshëm të tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Gazetari i bën Mbappes një pyetje provokuese rreth Real Madridit, reagimi i tij i thotë të gjitha

Liga e Kampionëve

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

“Duhet ta bëjmë të ndodhë, tani është koha”, Reus me lot në sy flet për kalimin e Dortmundit në finale

Liga e Kampionëve
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Kalo në kategori