LAJMI I FUNDIT:

Mançevski-Pappas: Maqedonia dhe Greqia do t’i ulin çmimet e roamingut

Mançevski-Pappas: Maqedonia dhe Greqia do t’i ulin çmimet e roamingut

Maqedonia dhe Greqia kanë obligim ndaj qytetarëve të saj krahas asaj që janë fqinjë, të jenë partner dhe vazhdimit të bashkëpunojnë. Ky është përfundimi nga takimin mes ministrit për Shoqëri Informative dhe Administratë Damjan Mançevski dhe Ministri i Politikës Digjitale, Telekomunikacioneve dhe mediave në Qeverinë e Greqisë Nikos Papoas.


Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, fokus kryesor në bisedën e dy ministrave ishte sigurimi i të gjithë parakushteve të nevojshme për uljen e çmimeve për roaming mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në takim me homologun grek, Ministri Pappas, i vazhduam bisedimet për nënshkrimin e marrëveshjes me dy vendeve për uljen e çmimeve të roamingut për qytetarët tonë. Si përfundim nga takimi me kënaqësi mund të them se gjatë shtatorit do të shpallim edhe marrëveshjen konkrete për fillim e procesit për uljen e çmimeve në roaming”, theksoi ministri Mançevski.

Marrëveshjen që e nënshkruan të dy qeveritë, sipas Mançevskit, i shmang pengeset për bashkëpunim të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën. Marrëveshja për roaming është vetëm fillim dhe bëhet fjalë për masë shumë konkrete nga e cila përfitim do të kenë të gjithë qytetarët.

“Rezultati pozitiv nga bisedimet me ministrin Pappas, ku dolën risi konkrete për të dyja shtetet, është edhe një vërtetim për përfitimet që dalin pas anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe nATO. Për këtë shkak, obligimi ynë është që të dalim në referendum dhe të votojmë për Maqedoni evropiane”, thotë në fund Ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Damjan Mançevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori