LAJMI I FUNDIT:

Mançevski: Në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja

Mançevski: Në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja

Sipas shifrave të fundit të ofruara nga institucionet, në sektorin publik ka 2.543 punësime të reja, tha ministri i Shoqërisë për Informatikë dhe Administratë, Damjan Mançevski në lidhje me akuzat e OBRM-PDUKM-së se janë punësuar 6.000 punonjës të rinj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai shpjegoi se 2.359 persona ishin të punësuar për një periudhë të kufizuar kohore, ndërsa 184 pakufizim dhe shtoi se se në të njëjtën kohë sektorin publik e kanë braktisur 12.000 persona për arsye të ndryshme. Të dhënat nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë tregojnë se 4.761 persona kanë lënë për shkak të një afati të caktuar kohor, 3.130 persona për shkak të përmbushjes së kriterit të përshtatshmërisë për pensionin e pleqërisë, 740 janë për shkak të dorëheqjes nga punonjësi, 511 për shkarkimin nga punëdhënësi, 385 në mënyrë miqësore.


Ai theksoi se tani është zvogëluar kostoja e aplikimit për punësim në bazë të testit psikologjik dhe testit të integritetit dhe certifikatës në gjuhën angleze, të cilat, siç tha ministri, ishin të paktën 100 euro.

Ai gjithashtu hodhi poshtë pohimet e OBRM-PDUKM-së për devijimin nga afati i paraparë ligjor për dorëzimin e planeve vjetore të punësimit dhe pranimin e planeve të dorëzuara jashtë afatit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori