LAJMI I FUNDIT:

Manastiri “Treskavec” në Prilep, përsëri në rrezik nga zjarret

Manastiri “Treskavec” në Prilep, përsëri në rrezik nga zjarret

Është aktivizuar përsëri zjarri në afërsi të manastirit “Treskavec” në Prilep. Situata më kritike ka qenë gjatë natës së kaluar, ku zjarrfikësit dhe qytetarët vullnetarë janë munduar ta lokalizojnë zjarrin.

Siç informojnë organet kompetente të vetëqeverisjes lokale dhe shërbimet e zjarrfikësve, zjarret në këtë rajon shkaktohen me qëllim, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Zjarri në afërsi të manastirit në Prilep shpërtheu para disa javëve, ndërsa pas intervenimeve të shumta nga zjarrfikësit dhe qytetarët vullnetarë zjarri u lokalizua./Telegrafi/