Manchester United ka vendosur një çmim prej rreth 35 milionë eurosh për Joshua Zirkzee, teksa Roma shihet aktualisht si favoriti kryesor për të siguruar firmën e sulmuesit 24-vjeçar në afatin kalimtar të janarit.

Marrëveshja pritet të strukturohet fillimisht si huazim me opsion blerjeje në verën e ardhshme.


Zirkzee po përballet me minutazh të kufizuar nën drejtimin e trajnerit Ruben Amorim te Manchester United dhe, për të realizuar transferimin, ai duhet të pranojë një ulje të pagës. Interes për të kanë shfaqur edhe Everton dhe West Ham, por Roma mbetet e qetë dhe optimiste, pasi lojtari është i vendosur të rikthehet në Serie A, kampionat ku shkëlqeu me Bolognan duke shënuar gola me dyshifër në sezonin e fundit.

telegrafi.com

Edhe ish-legjenda holandeze Ruud Gullit ka këshilluar Zirkzeen të rikthehet në Itali, duke e cilësuar kalimin e tij te Manchester United si një “vendim të gabuar”, çka e shton edhe më shumë bindjen e lojtarit për ndryshim destinacioni.

Në rast se Roma nuk arrin të mbyllë marrëveshjen me Zirkzeen, klubi kryeqytetas e ka gati alternativën: Mathys Tel i Tottenhamit. Sulmuesi 20-vjeçar ka pasur vështirësi me minutazhin këtë sezon dhe mund të jetë i hapur për një lëvizje. Tel iu bashkua Spurs në verë për 30 milionë funte, pas huazimit të suksesshëm nga Bayern Munich.

Në sezonin e kaluar, Zirkzee u aktivizua vetëm në katër ndeshje të Premier League, pa arritur të regjistrojë gol apo asistim. /Telegrafi/

telegrafi sport app