LAJMI I FUNDIT:

Man Utd dhe Arsenal kërcënimet më të mëdha të Milanit për Zirkzee

Man Utd dhe Arsenal kërcënimet më të mëdha të Milanit për Zirkzee

Joshua Zirkzee dhe Benjamin Sesko janë objektivat primare të Milanit në sulm për sezonin 2024/25, por Manchester United dhe Arsenali janë ‘kërcënimet më të mëdha’ për kuqezinjtë në garën për yllin e Bolognës.

Milani pritet të nënshkruajë me një qendërsulmues të ri në afatin kalimtar të janarit dhe sipas edicionit të shtypur të së mërkurës të La Gazzetta dello Sport, Zirkzee është objektivi i tyre kryesor, i ndjekur nga sulmuesi i RB Leipzig, Sesko.

Sipas gazetës italiane, 40 milionë euro nuk do të jenë të mjaftueshme për të nënshkruar me Zirkzee, pasi Bologna shpreson të marrë të paktën 75 milionë euro nga shitja e tij, po aq sa United pagoi për të nënshkruar me Rasmus Hojlund verën e kaluar nga Atalanta.


Milan gjen alternativën tjetër të sulmit në rast se dështon transferimi i Joshua Zirkzee
Lexo po ashtu Milan gjen alternativën tjetër të sulmit në rast se dështon transferimi i Joshua Zirkzee

Megjithatë, klubi Rossoblu shpreson të mbajë sulmuesin premtues holandez edhe për një sezon në klub nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Bayern Munich ka një opsion rikthimi prej 40 milionë euro, por sipas Gazzetta dello Sport, ata nuk janë të gatshëm ta aktivizojnë atë.

Prandaj, kërcënimi më i madh për Milanin në garën për Zirkzee vjen nga Liga Premier. Manchester United ka hapur tashmë bisedimet paraprake, ndërsa stili i lojës së Arsenalit do t’i përshtatej karakteristikave të sulmuesit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

Real Madridi i kërkon Viniciusit të 'flasë sa para i do' pas mega ofertës saudite

La Liga
Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Tifozët e Celticut mbështesin palestinezët dhe i thonë UEFA-s: Tregoji Izraelit një karton të kuq

Liga e Kampionëve
Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Trajneri i Milanit la konferencën për shtyp: Prita 15 minuta, bëra 30 sekonda - Kaq mjafton

Liga e Kampionëve
Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Neymar kritikon topin e ndeshjes pas humbjes së Santosit ndaj Corinthians

Ligat tjera
Kalo në kategori