'Mamba Celebrity Game 2023' - eventi që mblodhi personazhet VIP në lojën e basketbollit dhe iu dedikua Kobe Bryant

Vera ka qenë e ngjeshur me aktivitete dhe ngjarje të shumta.
E duket se fundi i këtij sezoni ishte rezervuar për eventin 'Mamba Celebrity Game'.
Kjo ngjarje e cila u organizua në Amfiteatrin e Gërmisë, solli në një lojë basketbolli disa prej figurave më eminente të skenës vendore.

Reperët Lyrical Son, Real 1 dhe Melinda Ademi, DJ Gamble dhe edhe vet kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ishin disa nga pjesëmarrësit në këtë lojë.
Edicioni i këtij viti ishte një dedikim për legjendën e basketbollit, Kobe Bryant.

Thuajse të gjitha fanellat që të pranishmit kishin veshur kishin emrin dhe numrin e legjendës së basketbollit, i cili u shua në janar të vitit 2020, kur humbi jetën në një aksident të tmerrshëm me helikopter.
Kjo ngjarje e organizuar nga 3x3 Prishtina, teksa organizatori i 'Mamba Celevrity Game', Fis Juniku, tha për Telegrafin se kjo është vetëm fillimi i organizimit të eventeve të tilla nga ai dhe 3x3.

"Jam i kënaqur me organizimin e sivjetmë dhe në përgjithësi eventin, teksa kjo është vetëm fillimi i një nisme të re të timen, për organizimin e eventeve të ndryshme në kryeqytet, ndaj do më keni edhe më shpesh pjesë të këtyre ngjarjeve", tha ish-basketbolisti dhe prezantuesi për Telegrafin.



























































