Malvina Haziri po mahnitë të gjithë në Amerikë me paraqitje të shkëlqyera

Basketbollistja e talentuar Malvina Haziri është duke vazhduar shkëlqimin te skuadra amerikane Washington State Women’s Hoops.
Haziri kaloi në vitin e kaluar në ShBA, duke bërë lëvizjen e madhe nga Kosova dhe që atëherë ka qenë ndër kryesorët në ekipin amerikan.
Paraqitjet e vazhdueshme pozitive kanë ndikuar që edhe klubi amerikan shpesh t’i postojë disa video të tre pikëve që realizon Haziri.
Haziri që përfaqëson Kosovën në nivelin ndërkombëtar edhe hyri në histori javën e kaluar kur shënoi pikët e para në NCAA Division I, e njëkohësisht u bë lojtarja më e re aktive në këtë ligë elitare të basketbollit amerikan.
E mira e kësaj që ky është vetëm fillimi për Hazirin, e cila shihet si një ndër pikat kyçe për rritjen e basketbollit të femrave në Kosovë./Telegrafi/


















































